Bota

Alarm në Gjermani! Banorët i tremben dy armiqve, përveç përmbytjes që po i kushton jetën, gjermanët duhet të ruhen edhe

15 Korrik 2021, 19:34 Nga DOSJA
Alarm në Gjermani! Banorët i tremben dy armiqve, përveç

GJERMANI– Përmbytjet masive kanë ‘pushtuar’ Gjermaninë por kjo nuk është dukuria e vetme që po tremb gjermanët.

Teksa qytetarët po përpiqen të shpëtojnë jetën e tyre, grabitësit kanë përfituar nga situata për të plaçkitur sendet e tyre me vlerë duke hyrë në ambiente të braktisura nga njerëzit.

Një 45-vjeçar i cili shet veshje grash tha për gazetën gjermane Bild se rrobat e tij me vlerë 1000 euro u vodhën nga disa persona duke kërkuar ndihmë nga policia.

Oficerët patrulluan në disa qytete përgjatë pasdites pasi në tre raste dëshmitarët raportuan se kishin parë njerëz në dyqanet e përmbytura. Një i dyshuar u arrestua brenda një argjendarie.

Ditën e sotme shuëm qytete të Gjermanisë janë ‘pushtuar’ nga uji për shkak të shirave ku përveç dëmeve materiale deri më tani janë shënuar 57 viktima dhe rreth 70 persona të zhdukur.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjermani permbytje ne gjrmani gjermani permbytje ne gjrmani

Sondazh

Poll