Bota

“Do t’i mbrojmë kufijtë tonë me çdo kusht”, Mitsotakis: Po përgjojmë njerëzit që përpiqen të hyjnë ilegalisht n

15 Korrik 2021, 17:59 Nga DOSJA
“Do t’i mbrojmë kufijtë tonë me çdo

GREQI– Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis gjatë takimit ditën e sotme me homologen e tij lituaneze Ingrida Simonyte, ka thënë se Greqia po angazhohet për të mbrojtur kufijtë e saj me çdo kusht duke përfshirë edhe përgjimin e personave që përpiqen të hyjnë ilegalisht nga deti.

Sipas mediave Kyriakos Mitsotakis diskutoi me Simonyte-në rreth emigrimit të paligjshëm duke qenë se edhe në Lituani kohët e fundit po hyjnë shymë njerëz ilegalisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika duke kaluar kufirin me Bjellorusinë.

Të dy udhëheqësit thanë se fluksi i fundit në Lituani u ‘orkestrua’ nga qeveria e Bjellorusisë si një formë presioni ndaj Bashkimit Evropian, në të cilën Greqia dhe Lituania janë anëtare. Mitsotakis e krahasoi situatën me atë me të cilën u përball Greqia vitin e kaluar, kur Turqia njoftoi se kufijtë e saj në Evropë ishin të hapur, duke dërguar mijëra migrantë në kufirin grek.

Mitsotakis i përshkroi veprimet e Bjellorusisë si “thjesht të papranueshme”. Ai tha se Greqia dhe Lituania janë përballur me situata që karakterizohen nga flukse të vazhdueshme migratore, të shoqëruara herë pas here nga një përpjekje e orkestruar nga një vend i tretë për të ushtruar presion politik mbi Bashkimin Evropian përmes migrimit si një mjet për parashikimin e fuqisë gjeopolitike.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emigrimi i paligjshem ingrida simonyte kyriakos mitsotakis emigrimi i paligjshem ingrida simonyte kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll