Bota

Pandemia nuk ka mbaruar ende, OBSH paralajmëron: Mund të shfaqen variante të reja të koronavirusit, gjatë udhëtimit duhet

15 Korrik 2021, 19:24 Nga DOSJA
Pandemia nuk ka mbaruar ende, OBSH paralajmëron: Mund të shfaqen

SHBA-Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar ditën e sotme se mund të shfaqen variante të reja të Covid-19, duke marrë shkas nga rritja e numrit ditor të rasteve në disa vende.

Mediat raportojnë se zyrtarët e OBSH së fundmi kanë deklaruar se një ndër shfaqet kryesore i rritjes së rasteve të reja me Covid në gjithë botën është shfaqja e variantit Delta.

“Pandemia nuk ka përfunduar askund,” tha komiteti i urgjencës i OBSH-së.

Virusi është rishfaqur në vendet që besohet se kanë shmangur më të keqen e pandemisë, me Australinë e lavdëruar për strategjinë e saj të suksesshme “Covid zero” duke u përballur me një ringjallje që është rritur në pothuajse 1.000 raste në të gjithë vendin brenda një muaji.

Komiteti i Emergjencave i OBSH-së ka thënë gjithashtu se në udhëtimet ndërkombëtare nuk duhet të kërkohet vetëm certifikata e vaksinimit pasi shumë persona të vaksinuar po dalin pozitivë me Covid-19. Ata kanë kërkuar që në kalimin nga një shtet në tjetrin të kërkohët domosdoshmërisht edhe testi i Covid.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota obsh variantet e koronavirusit obsh variantet e koronavirusit

Sondazh

Poll