Bota

Tentoi “të puthte” kobrën/ “Njeriu gjarpër” pretendonte se ishte imun ndaj helmit…vdes nga ‘pickimi’

15 Korrik 2021, 17:25 Nga DOSJA

FILIPINE – Bernardo Alvarez, banor i qytezës Mangaldan, të provincës veriore Pangasinan arriti të kapte kobrën e famshme të veriut të Filipineve, por fundi i tij ishte tragjik.

‘Zbutësi’ i gjarpërinjve u brohorit nga spektatorët kur arriti të kapë gjarprin e frikshëm dhe nisi ta tregonte atë për kureshtarët e mbledhur rreth tij. Por teksa jepte shfaqjen e tij, Bernardo e afroi kobrën pranë fytyrës teksa pretendonte se po e puthte në gojë.

Kobra njihet si një nga gjarpërinjtë më helmues në botë, dhe në rastin konkret sulmoi kapësin e saj duke e kafshuar në gjuhë. 62-vjeçari fillimisht ulëriti nga dhimbja e më pas ra i vdekur në tokë.

Vdekja e tij ishte e menjëhershme pasi helmi i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Dr Anna de Guzman, përfaqësuesja shëndetësore e provincës tha: “Helmi i këtij gjarpri shkakton paralizë nervore, dhe kjo i ndodhi edhe ‘njeriut gjarpër’. Paraliza mund të ndalojë frymëmarrjen dhe rrjedhën e oksigjenit në trupin e viktimës, më pas dhe ndalimin e zemrës së tij”.

Mjekët nxituan ta ndihmonin Bernardo por ai nuk reagonte pasi trupi i tij ishte i ngrirë dhe nuk jepte asnjë përgjigje nga efekti i helmit. Motra e Bernardos, Teresa Oca, e cila ishte në skenën e ngjarjes, tha: “Një polic dhe një doktor erdhën për ta ndihmuar sepse nuk kishte puls. Ata nuk arritën të bënin gjë, helmi ishte shumë i fortë. Nuk e di si do ta pranojnë këtë që i ndodhi”.

 (m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kobra helmuese njeriu gjarper tentoi te puthte kobran kobra helmuese njeriu gjarper tentoi te puthte kobran

Sondazh

Poll