Bota

Deputeti i VV në Kosovë: Nëse do të përkeqësohej gjendja në Deçan, kryeministri do të kthehej nga Greqia

15 Korrik 2021, 19:14 Nga DOSJA
Deputeti i VV në Kosovë: Nëse do të përkeqësohej

KOSOVË-Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, në një deklatarë për mediat ka folur rreth gjendjes së Deçanit dhe ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti do të vinte nga Greqia nëse situata do të ishte më alarmante.

Ai ka thënë se Kurti ndodhet jashtë në samite dhe konferenca të cilat janë shumë të rëndësishme për pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare duke shtuar se Kurti nuk ndodhet jashtë për pushime.

“Kryeministri ka komunikim ditor dhe disa herë në ditë me kabinetin qeveritar dhe me institucionet e tjera. Ai ka biseduar edhe me kryetarin e Komunës së Deçanit, të jeni të bindur se po të kishte indikacione se gjendja po përkeqësohej, kryeministri do t’i linte ato mbledhje dhe tryeza që po mbahen jashtë vendit sado që janë të rëndësishme dhe do të vinte në Kosovë. Kryeministri është jashtë vendit në samite dhe konferenca me një agjendë zyrtare që janë shumë të rëndësishme, kryeministri po e tregon të vërtetën për Kosovën. Në procesin e dialogut që jemi futur nuk mjafton të thuhet diçka vetëm kur shkohet në Bruksel, duhet në çdo forum të thuhet e vërteta për Kosovën. Këtë po e bën Kurti, ai nuk është me pushime, ai është më agjendë pune. Ka kauza të rrejshme nga opozita për agjendën e kryeministrit, ata kanë me çka të merren, të merren me të kaluarën e vet që kur ishin në pozitë kanë lënë shumë çështje që janë akoma pengesë e realizimit të agjendës shtetërore”, tha ai në Klan Kosova.

Ai shtoi se sipas raportit të Komunës së Deçanit, situata është nën kontroll. Në ditën e parë janë shfaqur 428 pacientë, në ditën e dytë 324 pacientë, në ditën e tretë dhe të katërt vetëm se ka rënë numri i pacientëve, pra gjendja nuk ka shkuar duke u përkeqësuar, situata nuk ka shkuar jashtë kontrollit.

Në Deçan është shpallur gjendje e jashtëzakonshme por megjithatë Dugolli dhe Kurti nuk e kanë parë të arsyeshme që këtë situatë ta quajë alarmante.

Lajm kryesor:Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME prej 5 ditësh/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK: Identifikohen baktere që mund të ndikojnë në kontaminimin e ujit

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti enver dugolli helmimi i banoreve te decanit albin kurti enver dugolli helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll