Bota

Përdhunimi i 19-vjeçares në Greqi, avokatja e vajzës: Nuk ishte vetëm një polic por disa, gjeni bashkëpunëtorët

15 Korrik 2021, 16:44 Nga DOSJA
Përdhunimi i 19-vjeçares në Greqi, avokatja e vajzës: Nuk

GREQI-Detaje të reja janë zbuluar rreth ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në Greqi ku një polic u padit nga një 19-vjeçare, të cilën ai e përdhunonte prej kohësh. Mediat greke raportojnë se avokatja e 19-vjeçares ka thënë se nuk ka qënë vetëm një polic.

Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera më konkrete në lidhje me këtë fakt por ia ka lënë në dorë hetuesve zbardhjen e plotë të ngajrjes dhe zbulimin e identitetit të efektivëve të tjerë. Në bashkëpunim me këta të fundit autori menaxhonte ‘bordellon’ ku ishin të punësuara 7 gra të tjera. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse u ndodhi edhe vonesa e arrestimit të efektivit të policisë që u padit nga vajza.

Ngjarja ka ndodhur 5 ditë më parë ku një 19 vjeçare paditi një efektiv policie i cili kishte abuzuzar seksualisht për një kohë të gjatë me të, por për arsye se ai e kishte kërcënuar se do i bënte keq familjes, vajza kishte nguruar ta tregonte ngjarjen në polici. Ka dyshime që policia ishte në dijeni të kësaj ngjarje pasi edhe pas padisë së 19-vjeçares, policia nuk e arrestoi direkt por pas 24-orësh. Ka dyshime se me ngjarjen ka lidhje dhe po kërkohet për ndonjë gjurmë të shqiptares së zhdukur, Artemis Vasili, e cila është zhdukur prej muajit tetor. Dyshohet se shqiptarja po mbahet gjithashtu peng për t’u shfryëzuar si punonjëse seksi. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi perdhunimi i 19 vjeçares ne greqi greqi perdhunimi i 19 vjeçares ne greqi

Sondazh

Poll