Aktualitet

FOTO+EMRI/ Dënohet “fermeri” shqiptar i drogës, shkoi me letra greke, justifikimi për operacionin e të atit. Gjyqtari: B

15 Korrik 2021, 19:08 Nga DOSJA
FOTO+EMRI/ Dënohet “fermeri” shqiptar i drogës, shkoi me

BRITANI E MADHE- Nardi Manaj, 27 vjeç, është dënuar me 2 vite e gjysmë heqje lirie, pasi u kap brenda një shtëpie të mbushur me 64 bimë kanabisi. Nardi Manaj kishte çelësat e pronës dhe 200 £ dhe kishte vendosur që të mbyllej në shtëpi për t’u kujdesur për bimët.

Prokurori Philip Standfast tha se Manaj, i cili kishte shkuar në Angli me letra greke, ishte i vetmi person i pranishëm në shtëpi kur mbërriti policia. Manaj kishte udhëtuar në Londër duke shpresuar të gjente punë, por duke punuar në kryeqytet kur takoi një grup burrash shqiptarë që i thanë se mund të fitonte “para të shpejta”. Ata i premtuan 1000 paund për të punuar në fermën e kanabisit për një muaj.

 

Sipas avokatit të tij, Manaj po përpiqej të shlyente një borxh prej 15,000 Euro, pasi kishte për të paguar operacionit e të atit.

“Ju morët një vendim të ndërgjegjshëm për të hyrë në botën e veprimtarisë kriminale për të fituar para. Ju jetuat në rehati me ushqim të mirë dhe akomodim të mirë. Ishe i lirë të vije e të shkosh si të doje. Keni pasur 200 £ para në dorë kur u arrestuat,”-tha Jonathan Rose.

Marrë nga thetelegraphandargus.co.uk

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nardi manaj nardi manaj arrestohet nardi manaj nardi manaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2021, 18:39

Zbulimi i disa varreve në Përmet gjatë punimeve për infrastrukturën rrugore po ngjall reagime. Shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë thotë se dyshon ...

Aktualitet 15 Korrik 2021, 15:51

Nënshkrimi i një kontrate premtim-shitje për një apartament në Tiranë në vlerën 50 mijë euro nga prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi, në të njëjtën ditë që...