Bota

E rëndë! 4 shqiptarë në Greqi marrin peng një 17-vjeçar, e rrahin dhe e lënë pa bukë 3 ditë. E stërvitën për të gr

15 Korrik 2021, 15:06 Nga DOSJA
E rëndë! 4 shqiptarë në Greqi marrin peng një

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grup kriminelësh me shtetësi shqiptare kanë marrë peng një 17-vjeçar po ashtu nga Shqipëria për tre ditë duke e lënë pa ushqim. Mediat greke raportojnë se grupi i kriminelëve e ka stërvitur 17-vjeçarin për të vjedhur turistët nëpër dyqane.

3 ditë pasi i mituri u grabit nga grupi shqiptar i kriminelëve u lirua nga një operacion policor. Grupi me katër persona e kishte takuar 17-vjeçarin në Omonia dhe më pas e rrahën dhe e morën me dhunë në automjetin e tyre duke e çuar në një hotel në qendër të Athinës ku e mbajtën peng.

I mituri ka deklaruar se për tre ditë resht është rrahur nga grupi i kriminelëve dhe është lënë pa bukë. 17 vjeçari kërkoi ndihmë nga një person, të cilin ishte urdhëruar ta grabiste, dhe e deklaroi veten viktimë të rrëmbimit. Në dyqan arriti menjëherë patrulla e policisë dhe bëri të mundur kapjen e dy shqiptarëve.

Më vonë, gjetën edhe dy të tjerët pranë hotelit. I mituri shqiptar i identifikoi ata si autorë të rrëmbimit, pengmarrjes dhe rrahjes së tij. Tashmë është ngritur një çështje kundër grupit të shqiptarëve që është dërguar në prokurori. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 4 shqiptare marrinpeng nje 17-vjeçar greqi 4 shqiptare marrinpeng nje 17-vjeçar greqi

Sondazh

Poll