Bota

OBSH mesazh Kinës: Bashkëpunoni për të gjetur origjinën e koronavirusit, ua kemi borxh miliona njerëzve

15 Korrik 2021, 16:07 Nga DOSJA
OBSH mesazh Kinës: Bashkëpunoni për të gjetur origjinën

SHBA-Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tantros Antanom Gebregesous së fundmi me anë të një konference për shtyp i ka kërkuar Kinës më shumë bashkëpunim për hetimin e origjinës së Covid-19.

Ai ka thënë se i kërkon Kinës transparencë dhe të gjejnë shkakun e koronavirusit sepse këtë gjë ua ka borxh miliona njerëzve që u infektuan dhe të tjerëve që vdiqën nga kjo sëmundje.

“Shpresojmë të ketë më shumë bashkëpunim për të zbuluar saktësisht se çfarë ndodhi. Ne i kërkojmë Kinës që të jetë transparente dhe e hapur dhe të bashkëpunojë. Ne ua kemi borxh miliona njerëzve që vuajtën dhe milionave që vdiqën të dinë se çfarë ndodhi” ka thënë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Epidemiologu i OBSH-së, Mike Ryan ndër të tjera ka bërë me dije se të premten kreu i OBSH do të shpallë propozimet për fazën 2 të hulumtimit të koronavirusit.

“Ne shpresojmë të punojmë me homologët tanë kinezë në këtë proces dhe Drejtori i Përgjithshëm do t’u paraqesë masa shteteve anëtare,”-ka thënë ai. Rastet e para të konfirmuara të pandemisë u zbuluan në Wuhan, Kinë në Dhjetor 2019.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kina origjina e covid-19 tantros antanom gebregesous kina origjina e covid-19 tantros antanom gebregesous

Sondazh

Poll