Bota

Vazhdojnë hetimet rreth vdekjes ‘misterioze’ të ish-ministrit grek, dy peshkatarët mund të zbardhin “thriller-in”

15 Korrik 2021, 14:40 Nga DOSJA
Vazhdojnë hetimet rreth vdekjes ‘misterioze’ të

GREQI– Vdekja e ish-ministrit grek Sifi Valyrakis, rreth gjashtë muaj më parë ka patur zhvillime pasi dy peshkatarë kanë dëshmuar rreth vdekjes së tij ‘misterioze’.

Sipas mediave greke, këta dy dëshmitarë janë në dijeni të disa detajeve, të cilat nuk janë bërë publike më parë, dhe do t’i dëshmojnë ato në gjykatë e Halkidës.

Dy peshkatarët janë të vetmit, të cilët mund të zbardhin vdekjen e mistershme të Sifi Valyrakis, pasi rezultatet e autopsisë bëjnë me dije se ka qënë një vrasje sepse raportet mjeko-ligjore ‘flsin’ për rrahje, prandaj ky rast nuk mund të quhet aksident.

Ngjarja ka ndodhur më 24 janar të këtij viti ku ish ministri Sifi Valyrakis u gjend i vdekur në det, disa milje larg varkës së tij. Sifis Valyrakis, me origjinë nga Chania, u zgjodh deputet për herë të parë në 1997 dhe shërbeu si ministër në qeveritë e PASOK.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni sifi valyrakis sifi valyrakis

Sondazh

Poll