Bota

Kaos nga përmbytjet në Gjermani, 58 viktima dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur! Autoritetet paralajmërojnë për përkeqës

15 Korrik 2021, 08:16 Nga DOSJA
Kaos nga përmbytjet në Gjermani, 58 viktima dhe dhjetëra të

GJERMANI– Të paktën 58 persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë zhdukur në Gjermani pasi një përmbytje e madhe i ktheu rrugët në përrenj të furishëm, duke spostuar makinat dhe duke shkaktuar shembjen e ndërtesave.

Sipas mediave gjermane, policia në qytetin perëndimor të Koblenz njoftoi se 20 persona kishin vdekur në qarkun Ahrweiler pasi disa shtëpi u shembën. Autoritetet kanë shpallur një emergjencë në rajon pas disa ditësh shiu të madh. Pjesë të mëdha të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore, si dhe vendet fqinje, kanë përjetuar dëme të shumta.

Një zjarrfikës u mbyt  gjatë punës së shpëtimit në qytetin perëndimor të Altena, dhe një burrë tjetër është zhdukur në qytetin lindor të Joehstadt pasi u përpoq të siguronte pronën e tij nga rritja e ujërave, thanë autoritetet. Në Eupen lindore, në kufirin gjerman, një burrë u raportua i vdekur pasi u mor nga një përrua. Ndërsa në Liege, lumi Meuse mund të thyejë brigjet e tij deri në orët e pasdites dhe të derdhet në zemër të qytetit. 

Parashikimet e meteorologëve thonë se priten sërish reshje të mëdha shiu në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore të Enjten dhe të Premten, çka do të thotë se situata do të përkeqësohet. 

(e.a.d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota moti i keq ne gjermani permbytje ne gjermani moti i keq ne gjermani permbytje ne gjermani

Sondazh

Poll