Bota

Gjykata Evropiane merr vendimin: Kompanitë mund të përjashtojnë punonjësit mysliman që mbajnë shami, por duhet të kenë

15 Korrik 2021, 14:00 Nga DOSJA
Gjykata Evropiane merr vendimin: Kompanitë mund të

BRUKSEL– Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka marrë vendimin që kompanitë mund të vendosin vetë nëse duan të pranojnë apo jo punonjës myslimanë të mbuluar në punë.

The Guardian raporton se gjykata ka thënë se kompanitë duhet të tregojnë një arsye bindëse në rast ndalimi se përse nuk po i lejojnë punëtorët e mbuluar të punojnë me ta.

Ndalimi i vendosjes së diçkaje që shpërfaq besime politike, filozofike apo fetare në vendin e punës, mund të arsyetohet me nevojën e punëdhënësit për të paraqitur një imazh neutral te konsumatorët, apo për të parandaluar mosmarrëveshje shoqërore. Megjithatë, ky arsyetim duhet të jetë në përputhje me nevojën e sinqertë të punëdhënësit dhe, bazuar në të drejtat dhe interesat në fjalë, gjykatat kombëtare mund të marrin parasysh kontekstin specifik të shtetit të tyre, me qëllim të mbrojtjes së lirisë fetare”, është thënë në vendim.

Në qendër të këtij vendimi ka qenë rasti i dy grave myslimane në Gjermani, të cilat kanë çuar në gjyq punëdhënësit e tyre, pasi u është thënë të mos vendosin mbulesën. Shumë gra myslimane e konsiderojnë vendosjen e mbulesës në kokë, si element kyç të besimit të tyre.

Gjykatat gjermane tani do të vendosin nëse do të përdorin vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, kur të marrin vendimin përfundimtar për këto dy raste.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjykata evropiane e drejtësisë grate myslimane te mbuluara punesimi i grave myslimane te mbuluara gjykata evropiane e drejtësisë grate myslimane te mbuluara punesimi i grave myslimane te mbuluara

Sondazh

Poll