Bota

Kuba e gjunjëzuar nga protestat/ Zyrtari amerikan propozon ndërhyrje si në Kosovë

14 Korrik 2021, 20:58 Nga DOSJA
Kuba e gjunjëzuar nga protestat/ Zyrtari amerikan propozon ndërhyrje

SHBA– Kryebashkiaku i Miamit, Francis Suarez tha se do t’ia linte Uashingtonit për të përcaktuar metodën më të mirë të ndërhyrjes në Kubë, por që duhej ndërhyrje për një qeveri të re.

Në një intervistë për MSNBC, ai i kërkoi presidentit Biden të shqyrtojë mundësinë e sulmeve ajrore kundër Kubës duke përmendur edhe shembullin e Kosovës në vitin 1999.

“Presidenti Klinton në Kosovë, duke ndërhyrë në një çështje humanitare me sulme ajrore solli lirinë,“-tha ai.

 

“Air strikes in Cuba” are now being floated on The News tv channel pic.twitter.com/IMjn4N3WoO

— Andrew Lawrence (@ndrew_lawrence) July 13, 2021

Vërejtjet e Suarez erdhën pasi Kuba të Dielën pa protestat më të mëdha anti-qeveritare në vite. Mijëra protestues dolën kundër mungesës së lirive dhe një krize ekonomike në rritje nën ndikimin e presidentit Miguel Diaz-Canel dhe regjimit Komunist. Florida e Jugut ka popullsinë më të madhe të Amerikës Kubane në vend, dhe Miami ditët e fundit ka parë demonstrata në solidaritet me protestuesit anti-qeveritarë në Kubë. 

Presidenti Joe Biden të hënën tha se SHBA mbështet plotësisht protestuesit, por administrata e tij po përballet me presion në të dy anët e rreshtit ndaj dhe ka vendosur për të mos ndërhyrë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota francis suarez shba francis suarez shba

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2021, 20:48

Beteja pro e kundër të drejtës së abortit

Presioni ekonomik i shkaktuar nga pandemia si dhe ligjet e reja që kufizojnë abortin kanë detyruar shumë gra, sidomos nga shtresat e varfra, të shkojnë në kryeq...