Aktualitet

“Dosja e madhe ishte e copëzuar në 6 pjesë”/ Anila Hoxha ZBARDH DETAJE: Si u zbulua zv.ministrja Rovena Voda, e fundosi p

14 Korrik 2021, 17:36 Nga DOSJA
“Dosja e madhe ishte e copëzuar në 6 pjesë”/ Anila

TIRANË– Ish-zv/ministrja e Rovena Voda, e cila akuzohet se ka marrë para në këmbim të punësimeve në ministrinë e Brendshme, është zbuluar rastësisht nga përgjimet e kryera me telefon për një dosje tjetër. Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha në studion e “Breaking” tha se një prej të arrestuareve ishte nën përgjim për një tjetër çështje dhe gjatë përgjimeve ambientale, kishte dalë dhe emri i Vodës. Sipas gazetares, ka qenë rastësi që emri saj doli nga përgjimet nga një dosje tjetër hetimore, e cila është copëzuar në gjashtë pjesë nga SPAK.

“Kjo dosja e madhe e trafikut është ndarë në 6 episode të tjera. Por këto dosje janë Voda. Ajo ekspozohet nga biseda e dy grave që kanë biseduar me të. Voda është ekspozuar, dy zonjat që ishin mikesha me njëra-tjetrën, e që interesohen që të punësohen dhe dalin pakënaqësitë. Zonja Beu e pakënaqur se u skualifikua nga gara, por edhe për shkaq pandemisë, ndonëse ajo kishte dhuruar diçka apo dhënë dy mijë euro. Ato thonë se e kanë takuar zonjën Voda në ministri. Një prej personave të biseduar ishte në përgjim për çështje të tjera. E për këtë arsye përfundoi zonja Voda si e dyshuar për ushtrim i ndikimit të paligjshëm,”- tha gazetarja.

Po ashtu, Hoxha sqaron edhe dosjen nga e cila është copëzuar përgjimi për Rovena Vodën, ku bëhet fjalë për një çështje që ka ndodhur në vitin 2019.

“Ka dosje që janë copëzuar. Voda i ka kushtuar copëzimi i një dosjeje të madhe, bëhet fjalë për një çështje që nisi në vitin 2019 që i kushtoi jetën edhe një prokurori në Kavajë, Edmond Karriqi, në një operacion antidrogë, që ndaloi pesë të rinj me doza të lehta. Përgjimi vazhdoi për këtë person që ishte në përgjim për çështjen e narkotrafikut përfshijnë edhe individëve të tjerë për të shpëtuar personat të tjerë, fillojnë edhe tentativat dhe negociatat me shoferin për të lehtësuar masën e të ndaluarve, për prokurorit Karriqi. Ata kanë angazhuar Karriqi që kërkon oficerit të policisë gjyqësor, që ishin përdorues droge, i ndryshon masën me detyrim paraqitjeje. Vëllai i të ndaluarve deklaron në bisedat telefonike se për pak ditë vëllai do të dalë se ne do të kemi paguar. Këto përgjime u vëzhguan me vëzhgime ambientale. Në një autostradë konverton shumën që është 2 mijë euro dhe shkon drejt Kavajës, takon shoferin e prokurorit personal të Kavajës, personi i intereson, kupton se dyshohet për shërbime të tjera,”-shtoi ajo.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjkko arrest per rovena voden rovena voda gjkko arrest per rovena voden rovena voda

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 16:08

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se ditën e premte, ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari kishtëe...