Bota

Lojërat Olimpike Tokio 2020/ Shefi i Komitetit Olimpik: Olimpiada do të jetë e mbrojtur dhe e sigurt

14 Korrik 2021, 12:14 Nga DOSJA
Lojërat Olimpike Tokio 2020/ Shefi i Komitetit Olimpik: Olimpiada do

JAPONI-Thomas Bach, presidenti i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ka thënë se Olimpiada e Tokios do të jetë ”e mbrojtur dhe e sigurt”.

Sipas Guardian, Bach tha Lojërat Olimpike të Tokios do të jenë një shfaqje e solidaritetit global gjatë pandemisë, në të njëjtën ditë kur rastet në qytetin pritës arritën nivelin e tyre më të lartë për gati gjashtë muaj. Zbulimi i disa personave pozitivë në një hotel ku po qëndrojnë dhjetra anëtarë të ekipit Brazilian ka rritur shqetësimet në lidhje me përhapjen e Covid-19.

Shtatë anëtar stafi në hotelin në qytetin Hamamatsu, në jug-perëndim të Tokios, rezultuan pozitivë, tha një zyrtar i qytetit, duke shtuar se 31 anëtarët e delegacionit olimpik brazilian ishin të ndarë nga mysafirët e tjerë dhe nuk ishin infektuar.

“Këto do të jenë Lojëra Olimpike historike … për mënyrën se si populli japonez kapërceu kaq shumë sfida në dy vitet e fundit, tërmetin e madh të Japonisë Lindore dhe tani koronavirusin pandemi.”- tha Bach pas një takimi me kryeministrin japonez, Yoshihide Suga.

Ndërsa Bach u përpoq të siguronte mikëpritësit se ishte bërë gjithçka që ishte e mundur për të mbrojtur publikun japonez, më pak se 20% e të cilëve janë vaksinuar plotësisht, Tokyo regjistroi 1.149 raste Covid-19 të Martën. Kjo është shifra më e lartë që kur 1,184 raste u raportuan më 22 janar, dhe dita e 25-të radhazi që rastet ishin më të larta se në të njëjtën ditë një javë më parë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lojërat olimpike tokio 2020 thomas bach yoshihide suga lojërat olimpike tokio 2020 thomas bach yoshihide suga

Sondazh

Poll