Aktualitet

U arrestua si pjesë e një grupi kriminal, GJKKO lë në burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

14 Korrik 2021, 14:32 Nga DOSJA
U arrestua si pjesë e një grupi kriminal, GJKKO lë në burg

TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, i cili u arrestua nga SPAK si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe 5 personave të tjerë.

Sipas SPAK, Hasa rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Hetimi, për të cilin u arrestua Hasa ka nisur në shkurt 2020 për trafik kanabisi, i cili zbuloi një grup kriminal.

Bashkë me të janë vënë në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë – Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit – Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet prokurori sali hasa sali hasa prokurori sali hasa sali hasa

Sondazh

Poll