Aktualitet

Thyen ‘arrestin shtëpiak’ dhe arratiset në Itali dëshmitari kyç i dosjes Habilaj, Sabaudin Çela

29 Maj 2019, 15:17 Nga DOSJA
Thyen ‘arrestin shtëpiak’ dhe arratiset në Itali

I pakapshëm për ligjin Sabaudin Çelaj, i konsideruar si një nga bashkëpunëtorët kryesorë të Moisi Habilajt.

Lajmi është mësuar në gjykatën për Krimet e Rënda, e cila zhvilloi sot seancën e radhës për Habilajt, gjyq i cili u shty për shkak të mos njoftimit të Sabaudin Celajt dhe Nezar Seitit.

Sot në këtë gjykatë do të zhvillohej gjyqi ndaj vëllezërve Moisi e Florian Habilaj, si dhe 7 të pandehurve të tjerë, të cilët dyshohen si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Gjykata tha se Çelaj ka thyer masën e “arrestit shtëpiak” duke u zhdukur pa gjurmë, ç’ka ka detyruar autoritetet italiane ta rendisin emrin e tij në listën e të shumëkërkuarve.

I vetmi i pandehur i paraburgosur në Shqipëri është Armando Koçeri, pasi të gjithë të tjerë ndodhen ose në paraburgim ose nën masën e “arrestit shtëpiak” në shtetin fqinj.

Trupa gjykuese tha se është në pamundësi të zhvillojë seancën, përderisa të pandehurit që po gjykohen në mungesë nuk kishin marrë dijeni për procesin sipas parashikimeve ligjore.

Dosja.al mëson se Armando Koçerri ka kërkuar në seancë moslejimin e kamerave për shkak të problemeve që kanë shfaqur fëmijët e tij 5 dhe 6 vjeç në Vlorë.

Koçerri ka kërkuar të mos shfaqet në media me fytyrë, ndërsa gjykata në seancat e kaluara pritet të marrë vendim për këtë kërkesë. Po ashtu mësohet se sipas Koçerrit, fëmijët kanë shfaqur probleme psikilogjike. Seanca e radhës do të jetë më 11 qershor në orën 13:30.

Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa. Pjese e hetimeve kanë qënë edhe persona me ndikim në Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndihmuar që pjesëtarët e grupit të Habiljave t’i shpëtojnë kontrolleve.

Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Grupi në fjalë dyshohet për kultivimin e dhjetëra hektarëve me hashash në Vlorë dhe më pas trafikimin e sasive drejt shtetit fqinj. Në të njëjtin grup kriminal, që drejtohej nga Moisi Habilaj, dyshohet të jetë përfshirë edhe Saimir Tahiri, i cili pritet të nisë përballjen me drejtësinë me 19 qershor.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset deshmitari i habilajve dosja habilaj sabaudin celaj saimir tahiri arratiset deshmitari i habilajve dosja habilaj sabaudin celaj saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Maj 2019, 10:16

E ftuar në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nano këtë mbrëmje, ka qenë shkrimtarja dhe publicistja Flutura Açka. Ajo ka ndarë mendimin e saj për &ccedi...