Bota

Pistoletë dhe pushkë gjuetie, policia e Kosovës jep detaje se çfarë u gjet në vendgjarjen e vrasjes në Viti

14 Korrik 2021, 07:28 Nga DOSJA
Pistoletë dhe pushkë gjuetie, policia e Kosovës jep detaje se

KOSOVË– Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Arbnor Ramës dhe plagosjen e dy personave të tjerë dje në Viti ku i dyshuari është vënë në pranga.

Viti 13.07.2021 – 11:01.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri  tre viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre duke mos u përballuar lëndimeve të mara ka ndërruar jetë në QKUK. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ndërsa nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 9 copë fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,  ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore”, ka njoftuar Policia.

Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në paraburgim me kërkesë të Prokurorisë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Viti, ku pasi janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri policia ka konstatuar 3 të plagosur ku fatkeqësisht pas dërgimit në spital Arbnor Rama ndërroi jetë. Autori i vrasjes u vu pak orë më pas në pranga ku dhe iu sekuestrua arma e krimit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vrasje ne viti vritet një person në kosove vrasje ne viti vritet një person në kosove

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2021, 06:39

SHBA– Kurba COVID-19 në SHBA po rritet përsëri pas muajve të rënies, me numrin e rasteve të reja ditore që po dyfishohen gjatë tre javëve të fundit, të nx...