Bota

Eliminohet komandanti i El Chapo dhe grupi i tij nga karteli më i fuqishëm i Meksikës dhe ky nuk do jetë sulmi i fundit

13 Korrik 2021, 18:26 Nga DOSJA

Meksikë: Karteli famëkeq meksikan “Jalisco Nueva Generacion” ka nisur një fushatë sulmesh ndaj kartelit rival “Sinaloa” për të bërë akoma më të qartë  dominimin e tij.

Sulmi ka ndodhur më  7 korrik, në qytetin Tuxla në rajonin e Chiapas, ku janë dhe rrugët kryesore rafikut të armëve dhe drogës drejt Guatemalës fqinje.

Mes të vrarëve ishte Ramon Rivera, një komandant i lartë i ushtarëve të ish-kartelit te El Chapo-s si dhe pesë shoqëruesit e tij. Aika qënë  duke udhëtuar me bodigardët  e tij kur është sulmuar nga afër prej ekzekutuesve të tyre në sytë e dëshmitarëve të rastësishëm.

Dëshmitarët kanë qënë të tmerruar. Njëra prej tyre është shprehur : “Disa prej tyre po e filmonin sulmin e përgjakshëm, disa të tjerë nuk e besonin atë që po ndodhte … nuk e di cila është më e keqja – të mos ishe i gatshëm të reagoje apo të mos e kishte idenë çfarë po ndodhte. Ishte diçka e pabesueshme dhe për fat të keq nuk besoj se do të jetë e fundit”.

 

 

Karteli Neuva Generacion, i drejtuar nga Oseguera Cervantes, ka zgjeruar me shpejtësi territoret e tij dhe tashmë operon në 35 shtete të Meksikës . Antarët e grupit janë të trajnuar në teknika ushtarake dhe kryejnë akte brutale dhune për të shtypur grupet rivale.

Në fillim të muajit, e bija e Mencho, Jessica Oseguera u burgos për 30 muaj në SHBA për biznese ilegale tregtimi të tekilas dhe sushit.

Robert Almonte, një ish-marshal federal amerikan që ka shërbyer 25 vjet në luftën ndaj narkotikëve në El Paso, thotë se burgosja e saj mund të jetë një problem për kartelin e të atit.

 “Besoj se dënimi i lehtë i dhënë për bijën e El Mencho e ka bërë më të ekspozuar kartelin Nueva Generacion sepse qeveria e SHBA do të përfitojë nga arrestimi i saj për të marrë sa më shumë informacione që dobësojnë El Mencho dhe kartelin e tij të fuqishëm.”

Nueva Generacion nuk ka hequr dorë nga lufta me kartelin rival Sinaloa, i cili drejtohej nga El Chapo deri në burgosjen e tij në 2019.

 

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota el chapo neuva generacion ramon rivera el chapo neuva generacion ramon rivera

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2021, 14:30

KOSOVË -Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Komunën e Deçanit, ku nga e shtuna deri më sot mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë kërkuar tr...