Bota

Djalin e kishin rrëmbyer kur ishte dy vjeç, babai vë jetën në rrezik dhe e gjen pas 24 vitesh

13 Korrik 2021, 18:01 Nga DOSJA
Djalin e kishin rrëmbyer kur ishte dy vjeç, babai vë jetën

Kinë : Djali i Guo Gangtang u rrëmbye në moshën dy vjeçare nga trafikantët e qënieve njerëzore në vitin 1997, para shtëpisë së tyre në provincën Shandong të Kinës. Dy të dyshuar, një burrë dhe një grua, ranë në prangat e policisë pasi besohej se e rrëmbyen vogëlushin 24 vite më parë  për ta shitur për para.

Në mesin e majit qershor, nëpërmjet marrjes së të dhënave, policia bëri të mundur identifikimin me anë të ADN të 26-vjeçarit, i cili ndodhej në provincën Henan.

51-vjeçari, Z. Guo ka udhëtuar mbi 500,000 km me motoçiklet në të gjithë vendin duke vënë dhe jetën në rrezik pas dëmtimeve të shumta si kocka të thyera në aksidente trafiku apo nga grabitësit e autostradës. Ai ka treguar se ka dëmtuar më shumë se dhjetë motorrë gjatë këtij kërkimi dhe ka mbi 40 qepje në kokë nga aksidentet. Të gjitha kursimet e tij shkonin për kërkimin e të birit dhe shpesh ai ka fjetur i uritur.

“Nëse do të kisha luajtur me djalin tim në shtëpinë tonë në vend që të shpërndaja mallra jashtë, kjo nuk do të kishte ndodhur,” ka thënë ai.

Media “Global Times”ka thënë se filmi I parë ishte një sukses ndaj  kinezët po bëjnë thirrje që të ketë një vazhdim të filmit Lost and Love dhe filmi  të ketë një fund të lumtur.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kine provinca shendong rrëmbim kine provinca shendong rrëmbim

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2021, 14:30

KOSOVË -Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Komunën e Deçanit, ku nga e shtuna deri më sot mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë kërkuar tr...