Bota

Tronditëse: Momenti kur forcat talebane ekzekutojnë 22 komando afgane në mes të njerëzve

13 Korrik 2021, 16:55 Nga DOSJA
Tronditëse: Momenti kur forcat talebane ekzekutojnë 22 komando afgane

AFGANISTAN-Janë publikuar pamjet e rënda kur 22 komando afganë janë masakruar nga militanët talibanë, pak pasi u dorëzuan te ata

Pamjet janë publikuar pas një beteje të madhe mes forcave talebane dhe tyre afgane në qytezën Dawat Abad në provincën veriore Faryab më 16 qershor kur forcat qeveritare kishin ardhur për të rimarrë qytetin por shumë shpejt u rrethuan nga talebanët.

Militantët thonë se komandot u kapën pasi u mbaroi municioni, ndërsa burime të tjera thonin se ato u vranë gjakftohtësisht pa luftë.


Në pamjet e publikuara shihen disa burra me armë të cilët përbëjnë grupin e ushtarëve të burgosur në sheshin public ndërsa ushtarët e paarmatosur i kanë duart e ngritura ndërsa burrat me armë u bërtasin dhe i detyrojnë të ulen me gjunjë në tokë.

CNN raporton se ka folur me dëshmitarë që thanë se komandot erdhën në qytet me mjete të blinduara, gjë e cila solli një betejë dy-orëshe me Talibanët, që u mbyll kur forcat qeveritare mbaruan municionin. Ata nuk kishin marrë mbështetje ajrore apo përforcime.

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganistan talebanet ekzekutojne 22 forca afgane afganistan talebanet ekzekutojne 22 forca afgane

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2021, 14:30

KOSOVË -Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Komunën e Deçanit, ku nga e shtuna deri më sot mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë kërkuar tr...