Bota

Vitia: Vdekjet e dyshimta në Deçan nuk lidhen me helmimin, po gjurmojmë shkaqet

13 Korrik 2021, 15:52 Nga DOSJA
Vitia: Vdekjet e dyshimta në Deçan nuk lidhen me helmimin, po

KOSOVË -Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se dy raste e vdekjes në Deçan nuk kanë të bëjnë me helmimet e fundit që kanë ndodhur në këtë komunë.

Vitia gjatë vizitës në Komunën e Deçanit, ka siguruar të gjithë qytetarët se po bëjnë të pamundurën që situata të vihet nën kontroll. Ministri ka bërë të ditur edhe njëherë  se analizat e para fizio-kimike kanë rezultuar në rregull, ndërsa do të vazhdojnë me gjurmimet për të gjetur shkaqet e këtij helmimi.

Vitia tha se kanë angazhuar ekipe shtesë dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat që qytetarët e Deçanit të marrin trajtimin e duhur shëndetësor.

“Dy rastet të cilat ju i referoheni nuk kanë të bëjnë fare aktuale të krijuar pas helmimit. Kemi përgatitur një listë të barnave e cila me prioritet absolut do të trajtohen nga MSh-ja, jo vetëm për barna nga Lista Esenciale. Por edhe për pajisje, ose çka do tjetër që ka nevojë Komuna. Analizat e para fiziko-kimike kanë dal në rregull. Tani sapo u informuam nga prof. Naser Ramadani se edhe analizat mikrobiologjike janë në rregull, kështu që kjo lë një hapësirë për të gjurmuar akoma dhe për të gjetur etiologjinë. Në ndërkohë përmes Ministrisë së Shëndetësisë janë edhe katër ekipe shtesë nga Prishtina, Prizreni, Gjakova dhe Peja që kanë ardhur sot në komunën e Deçanit që vazhdimisht çdo orë, çdo minutë bashkë personelin dhe stafin shëndetësor këtu të mundohemi të gjejmë shkaktarin. Në anën tjetër sigurova kryetarin, po ashtu edhe personelin që kemi marrë të gjitha masat, qoftë për staf shtesë, qoftë për barna shtesë që të furnizohet QKMF-ja në Deçan dhe qytetarët të marrin të gjitha shërbimet më të mira në këtë situatë të rëndë për të gjithë ne”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arben vitia helmimi i banoreve te decanit arben vitia helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2021, 14:30

KOSOVË -Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Komunën e Deçanit, ku nga e shtuna deri më sot mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë kërkuar tr...