Aktualitet

13 Korrik 2021, 18:46 Nga DOSJA

TIRANË– SPAK ka goditur sërish ish-zyrtarë të lartë të shtetit! Sot, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka prerë “fletëarrestin” ish-zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodës. I gjithë operacioni është zhvilluar në heshtje, aq sa brenda ditës, edhe GJKKO ka caktuar masën e sigurisë. Për ish-zv.ministren dhe dy persona të tjerë, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Dosja.al ka zbardhur njoftimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku shkruhet se Voda ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfime materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Më konkretisht 2 mijë euro!

E gjitha ka pasur si qëllim që të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë Beun për një post në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive në Ministrinë e Brendshme. Beu ka paguar para për vendin e punës, ndërsa Majlinda Hasani, avokate nga Durrësi ka luajtur rolin e ndërmjetëses për marrjen e ryshfetit.

Të treja akuzohen si të dyshuara për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshë ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Megjithatë mbetet e paqartë sesi ka funksionuar skema dhe tek cilët persona ka ndërhyrë Vodo për t’i siguruar vendin e punës, një prej të akuzuarve. Por pavarësisht ndërhyrjes dhe pagesës së bërë, emërimi në detyrë nuk është bërë.

Procedimi penal është bërë më 2021 dhe siç bëhet me dije nga SPAK, hetimet ende nuk kanë përfunduar, ndërsa pritet të zbardhjet zinxhiri i plotë i personave të përfshirë në dosje. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjkko arrest per rovena voden rovena voda gjkko arrest per rovena voden rovena voda

Sondazh

Poll