Operacioni BLIC në burgun e Vlorës/ Zbulohet arsyeja! Oficeri denoncoi efektivin e SHÇKB-së: Më kërkonte të fusja drogë
13 Korrik 2021, 17:08Nga DOSJA
VLORË– Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin BLIC në burgun e Vlorës ku është mësuar se arsyeja e këtij operacioni ka qenë përplasja mesa një efektivi të SHÇKB dhe një oficeri në paraburgimin e Vlorës.
FaxNews ka zbuluar se një efektivi i SHÇKB, A Dalipaj ka kërcënuar dhe ka fyer shefin e sigurisë së burgut të Vlorës, Feim Alisinanin për motive personale.
Shefi i sigurisë së burgut i ka dërguar një ankesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke vënë theksin të kërcënimet që Dalipaj bënte vazhdimisht mbi efektivin për lejimin e drogës dhe futjes së sendeve të paligjshme në institucion.
Akisinani është shprehur se ai dhe familja e tij ndihen të kërcënuar duke përmendur edhe faktin se para disa muajsh i dogjën edhe makinën në mesnatën e dt 27 nëntor 2020. Dy persona u panë nga kamerat e sigurisë që i vinin zjarrin automjetit të Alisinanit, por nuk u evidentuan nga policia.
Në lidhje me këtë ngjarje ende nuk është marrë asnjë masë ndërsa efektivi i SHÇBA-së rezulton i pezulluar nga rradhët e policisë disa herë, raporton faxneës.
Për herë të parë u lirua nga detyra në 1993 për braktisje të vendit të punës. Më pas A.Dalipaj u rikthye në detyrë për t’u liruar sërish vitin 2004, për mosparaqitje pa arsye në punë. Për të njëjtat motivacion Gjykata Administrative në viti 2014, ka marrë vendim të formës së prerë për të mos e rikthyer në detyrë efektivin në rradhët e policisë së shtetit.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Marko Kepi, i riu shqiptaro-amerikan. për të cilin New York Post shkroi se është duke u hetuar për manipulim votash në New York, ka mohuar gjithçka...
SARANDË– Remilda Hajdinaj ka marrë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ditën e sotme nga gjykata e Sarandës, pasi dy ditë më parë ajo u ndalua me kuzën ‘dhun...
Ish-shefi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili punon aktualisht në Prokurorinë e Tiranës paraqiti të martën në Kolegjin e Posaçëm...
Në 10 ditët e para të korrikut Struktura e Posaꞔme Anti-Korrupsion (SPAK), kali i betejës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë në Shqi...
Aktualitet13 Korrik 2021, 15:42
Një qytetar shqiptar që banon në Romë ka denoncuar në “Ti Raporton” në Top Channel se si po i trajtojnë në ambasadën shqiptare në Itali teksa presin të tërheqin...
DURRËS- “Alba Exotic Fruit”, është kompania që kishte në pronësi kontejnerin me banane të kapur në portin e Durrësit. Pronari i kompanisë “Alba Exotic Frui...
TIRANË– Byroja Kombëtare e Hetimit ka njoftuar datat kur kandidatët duhet të paraqiten për të dhënë intervistën.Në njoftimin e BKH-së thuhet se për ...
TIRANË– Asnjë jetë e humbur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë testuar pozitivë 11 raste të reja nga ko...