Aktualitet

Nën hetim për vjedhje votash në SHBA, reagon Marko Kepi: Më 15 korrik numërohen 330 vota të shqiptarëve që ju mohua e dr

13 Korrik 2021, 15:57 Nga DOSJA

SHBA– Marko Kepi, i riu shqiptaro-amerikan. për të cilin New York Post shkroi se është duke u hetuar për manipulim votash në New York, ka mohuar gjithçka.

Në një koment të bërë në rrjetet sociale, Kepi e quan lajmin për të si të pavërtetë dhe të paverifikuar. Ai shkruan se më 15 korrik, numërohen 330 vota të shqiptarëve që ju mohua e drejta e tyre.

“Lajm pa fakte pa verifikime! Lajm fallso! Te ejten me daten 15 korrik numerohen 330 vota të shqiptarve qe ju mohua e drejta e tyre”, shkruan Kepi në rrjetet sociale.

Sipas lajmit të publikuar dje, bordi i Zgjedhjeve i ka kërkuar Departamentit të Drejtësisë të SHBA dhe zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit për të hetuar nëse kandidati Marko Kepi ka falsifikuar votat në zgjedhjet e muajit të kaluar, duke regjistruar edhe qytetarë që nuk jetonin më si votues të tij. Hemalee Patel, këshilltari i përgjithshëm i BOE kërkoi hetimin e marinsit shqiptaro-amerikan. Me shumë fletëvotime që mungojnë ende, Kepi, një ish-ndihmës i ish-senatorit Martin Golden Golden (R-Brooklyn), ndjek David Carr me më pak se 200 vota në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit për të zëvendësuar këshilltarin Steven Matteo. Bashkangjitur letrave ishte një listë të ndërhyrjeve ku BOE pretendon se katër punonjës të fushatës së Kepit manipuluan 1,050 fletë votimi.

(kle.m./dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet marko kepi marko kepi nen hetim marko kepi marko kepi nen hetim

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Korrik 2021, 15:42

Një qytetar shqiptar që banon në Romë ka denoncuar në “Ti Raporton” në Top Channel se si po i trajtojnë në ambasadën shqiptare në Itali teksa presin të tërheqin...