Aktualitet

Hapen 100% listat!/ Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin e ndarjes së mandateve sipas “herësit”: Penalizues në zona me pak

13 Korrik 2021, 17:30 Nga DOSJA
Hapen 100% listat!/ Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin e ndarjes së

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë të nenit në Kodin Zgjedhor që parashikon ndarjen e mandateve me thyerjen e herësit. Në vendimin e plotë thuhet se Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit dhe Lëvizjes Demokratike Shqiptare, e Myslim Murrizit, duke hequr pikën 3 të nenit 163 të Kodit Elektoral.

Kështu që në përcaktimin e herësit nuk duhet të vendosen kufizime në një masë më të madhe se sa është e nevojshme për të arritur objektivat, pasi ndryshe cënohet e drejta për të zgjedhur.

“Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se parashikimi i herësit, lidhur me vlerën e tij numerike, i përcaktuar në pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, si një ndër kriteret që ndikon në shpërndarjen e mandateve, cenon të drejtën për të zgjedhur, pasi nuk përmbush kriterin e proporcionalitetit,”-sqarohet në vendimin e Gjykatës.  Po ashtu bazuar në pikën e kontestuar, herësi nuk mund të jetë më shumë se 10, 000 vota. Por disa zona me numër të vogël zgjedhësish, janë të penalizuar. Gjyqtari Altin Binaj, i cili ka qenë kundër shumicës duke deklaruar në vendimin e arsyetuar se kriteri i proporcionalitetit nuk rezulton i cënuar dhe prandaj duhet të ishte vendosur rrëzimi i kërkesës së paditësve.

PËRFUNDIMI:

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese

VENDOSI:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor si të papajtueshëm me Kushtetutën. 

Çfarë parashikon neni 163/3

3. Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi. Në çdo rast, herësi nuk mund të jetë më shumë se 10 000 vota. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.

Megjithatë vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese nuk ka efekt prapaveprues, ndaj do të zbatohet për zgjedhjet e ardhshme dhe do të sjellë hapjen 100% të listave.
Me shfuqizimin e këtij neni nga Kodi zgjedhor, në të ardhmen, deputeti që fiton numër më të madh votash futet në parlament pavarësisht renditjes. Pra, lista bëhet tërësisht e hapur.

Dokumenti i plotë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese thyerja e heresit ne zgjedhje gjykata kushtetuese thyerja e heresit ne zgjedhje

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Korrik 2021, 15:42

Një qytetar shqiptar që banon në Romë ka denoncuar në “Ti Raporton” në Top Channel se si po i trajtojnë në ambasadën shqiptare në Itali teksa presin të tërheqin...