Aktualitet

Gjykata lë në burg 25-vjeçaren nga Saranda, akuzohet se dhunoi të ëmën, gjyshja i del në mbrojtje: Mbesa ime është e pa

13 Korrik 2021, 15:57 Nga DOSJA
Gjykata lë në burg 25-vjeçaren nga Saranda, akuzohet se dhunoi

SARANDË– Remilda Hajdinaj ka marrë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ditën e sotme nga gjykata e Sarandës, pasi dy ditë më parë ajo u ndalua me kuzën ‘dhunë ndaj së ëmës’.

Avokatja e 25-vjeçares e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë, pasi e akuzuara ka paraqitur raportin mjeko-ligjor që vërteton që e ëma e ka dhunuar të bijën. Avokatja është shprehur se është e paarsyeshme se si prokuroria dhe gjykata nuk pranuan të marrin si provë këtë raport, ndërkohë që edhe me sy të lirë shihen shenjat e dhunës në qafën e vajzës.

News24 ka bërë të ditur se nëna e Remilda Hajdinit vuan nga problemet mendore dhe duke qenë e tillë, avokatja mendon se ajo ka ushtruar dhunë ndaj së bijës, por 25-vjeçarja nuk ka dashur ta padisë nënën e saj. Po ashtu, në raportin mjeko-ligjor që vërteton dhunën e ushtruar ndaj vajzës, fjala “dhunë” mungon, dhe është zëvendësuar me fjalën “vetëmbrojtje”, e cila ka patur si pasojë disa dëmtime që nëna i ka shkaktuar së bijës.

Gjyshja e 25 vjeçares nga nëna është shprehur se mbesa është e pafajshme, pasi nëna e saj është me probleme mendore. Ajo e ka rritur vetë Ildën, siç e thërret shkurt, pasi e ëma e saj e ka lënë në moshë të vogël, pasi kishte emigruar në Francë, ku dhe jetoi për afro 20 vite dhe ishte kthyer para dy vitesh, ndërsa kishte shfaqur edhe probleme mendore.

“Vajza ishte brenda dhe unë isha në kopësht. E ëma kishte dalë nga porta dhe vajza i kërkoi të kthehej në shtëpi, nuk e dhunoi thjesht i tha të futej brenda. Nëna e saj u shtri në tokë, është me probleme mendore dhe e dhunoi të bijën. Fajin nuk e ka mbesa ime po e ëma e saj.”

Sipas gjyshes, Ilda ka dashur të vetëmbrohet në një çast, e jo ta dhunojë të ëmën, kur ndërkohë ishte ajo që po dhunohej nga kjo e fundit. Ajo është shumë e trishtuar për fatin e mbesës, duke e konsideruar si të padrejtë vendimin e gjykatës, ndërsa lutet që drejtësia të japë drejtësi për mbesën e saj.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lihet ne burg remilda hajdinaj remilda hajdinaj lihet ne burg remilda hajdinaj remilda hajdinaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Korrik 2021, 15:42

Një qytetar shqiptar që banon në Romë ka denoncuar në “Ti Raporton” në Top Channel se si po i trajtojnë në ambasadën shqiptare në Itali teksa presin të tërheqin...