Aktualitet

“Më sill një ekspert si ai nga SHQIPËRIA”/ “Capo dei capi” planfikoi atentatin, punë i mbylli vetëm

13 Korrik 2021, 17:42 Nga DOSJA
“Më sill një ekspert si ai nga SHQIPËRIA”/

ITALI– Dyshime tronditëse janë hedhur mbi vrasjet mafioze më të bujshmet në Itali në vitet 80′ deri në 90′ ku pas disa përgjimeve kanë dalë përfundimet se një shqiptar mund të jetë i përfshirë në krimet makabre. Dhe asgjë më pak se bashkëpunëtori i kapos së bandës, famëkeqit Salvadore Riina ose siç njihet ndyshe Toto Riina.

Mediat italiane raportojnë se pas disa përgjimeve të viteve 2013, kanë zbuluar se ai ka përmendur një shqiptar teksa po fliste për shpërthimin e një makine bombë ku mbetën të vrarë 6 persona. Pëgjimet janë realizuar që në atë kohë por vetëm së fundmi kanë arritur të zbulojnë se një shqiptar mund të ketë patur një rol shumë të rëndësishëm në kryerjen e masakrave.

Gjatë përgjimeve, zbulohet se me ekzekutimin e Borselinos është marrë bosi i mafias siçiliane, Matteo Messina Denaro. Toto Rinna flet aty për parkimin e një makinë Fiat 126 me 100 kilogramë tritol në afërsi të shtëpisë së nënës së Bosellino-s. Ky përgjim u krye kur Riina ishte në arrest shtëpie në Palermo dhe ai tregon se ishte angazhuar vetë për të përgatitur atentatin. Ai përmend gjatë bisedës edhe një shqiptar. 

Unë luftova kundër tij, tre, katër ditë, makina u vendos atje. Unë shkova për të ndryshuar parkingun. Kur them se dikush duhet të punojë! Ai duhet të punojë sepse duhet të kuptojë që nëse të duhet një vend afër shtëpisë, duhet të punosh, duhet ta kërkosh, duhet të “luftosh” ta marrësh, dhe të vendosësh makinën. Ju dilni me makinë dhe vendoseni atë brenda. Pastaj shko ta gjesh, shko ta gjesh, si ai që erdhi vetëm nga Shqipëria. Shko të gjesh një ekspert si ai,”- thotë Toto Riina.

Hetuesit italianë dyshojnë se bëhet fjalë për një person, për të cilin flet edhe mafiozi i penduar Gaspare Spatuzza. Ai tha në dëshminë e tij pas arrestimit se në garazhd ishte dikush që s’e njihte. A ishte ai shqiptari? Dhe nëse po, në cilin atentat bashkëpunoi?

Hetuesit italianë janë të mendimit se “eksperti që erdhi nga shqipëria” mund të ketë patur gisht në një tjetër atentat dhe jo në vrasjen e Borselinos. Kjo për arsye se kur përmend shqiptarin, Toto Riina flet për planifikimin lidhur me “Nino”-n, mafiozin italian Antonino Madonia, i cili në korrik të 1992 ishte në burg ndaj dhe Riina s’mund të koordinohej me të për ekzekutimin e Borselinos. Shqiptari dyshohet se ishte pjesë e ekzekutimit mafioz të prokurorit Rocco Chinnici në 9 korrik të 1983 në Palermo. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari qe bashkepunoi me toto riina toto riina shqiptari qe bashkepunoi me toto riina toto riina

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Korrik 2021, 15:42

Një qytetar shqiptar që banon në Romë ka denoncuar në “Ti Raporton” në Top Channel se si po i trajtojnë në ambasadën shqiptare në Itali teksa presin të tërheqin...