Aktualitet

‘I kam parë vrasësit, enden në Tiranë’/ SPAK mbylli hetimet për vrasjen, nëna e Santiago Malkos: Ma vrau klani Duka, k

13 Korrik 2021, 11:51 Nga DOSJA
‘I kam parë vrasësit, enden në Tiranë’/ SPAK

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko më 27 gusht të vitit 2019 në Tiranë dhe çështja ka shkuar tashmë në Gjykatë. Sipas SPAK, motivi i vrasjes së Malkos është përplasja e bandave për lojërat e fatit.

Ndërkohë nëna e Santiago Malkos, Bukuri Malko në një intervistë për gazetaren e ‘News24’ Klodiana Lala ngre gishtin e akuzës ndaj personave konkretë dhe akuzon policinë se po mbron klanin Duka. Ajo tha se vrasësit e të birit i ka parë rrugëve të Tiranës teksa kërkon drejtësi.

Djalin ma vrau klani Duka, policia nuk i kap. Ilir Selmanin e kapën pasi e gjeta unë. Ndoqa gruan e Selmanit kur i çonte bukë. Në prill 2019 vëllezërit Duka u kapën. Policia i kapi pasi ndiqnin djalin tim. Kush është gjyqtari që liroi vrasësit e djalit? Kush mori thesin me lekë dhe liroi kriminelët? Edhe ditën e vrasjes Dukat ishin shoqëruar. Kush është polici që mori paratë dhe i liroi? Nuk i ndahem drejtësisë, të më dalë shpirti. I kam parë vrasësit rrugëve të Tiranës. Në polici thonë, pse mërzitesh do t’i kapim. Polici më tha, kur t’i shikosh na telefono. Kam trokitur deri tek Ardi Veliu, ai nuk më ka pritur në takim. Nuk të presin shefat e policisë janë si baronë droge, me unaza e zinxhirë florinj. Gjakun e djalit do ta kërkoj deri në Hagë. I kam parë Dukat, më kanë kërcënuar. Policia ka kriminelë që ushqehen me gjakun e fëmijëve. Po të dojë shteti i kap, i shtrydh si limon në 24 orë”, deklaroi Bukuri Malko.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet santiago malko santiago malko

Sondazh

Poll