Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Mirela Iliopullo

13 Korrik 2021, 09:53 Nga DOSJA
Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Mirela Iliopullo

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur ditën e sotme vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Mirela Iliopullo.

Gjyqtarja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Mirela Iliopullo nuk ishte prezente gjatë shpalljes së vendimit, ndërsa pocesi i vetingut ndaj saj u krye nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Xhensila Pinen. 

Gjatë seacës dëgjimore Komisioni i kaloi barrën e provës subjektit për pamundësi financiare për investime në pasuri të patundshme, mosdeklarime të pasurive të patundshme gjatë deklarimeve periodike në ILDKPKI.

Mirela Iliopullo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 si ndihmës gjyqtare në Gjykatës e Sarandës. Prej vitit 2000 ajo e ka ushtruar funksionin e saj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kpk shkarkon mirela iliopullon mirela iliopullo kpk shkarkon mirela iliopullon mirela iliopullo

Sondazh

Poll