Aktualitet

Kapen rreth 12 kg kokainë në konteinerin me banane në Portin e Durrësit! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë, SKANERI zbulo

13 Korrik 2021, 10:46 Nga DOSJA

DURRËS– Përsëritet sërish skena e njëjtë! Një kamion me banane është ndaluar në portin e Durrësit, e cila kishte brenda 12 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori. Lënda narkotike ishte e ndarë në 14 pako dhe ishte e fshehur në pjesën e brendshme kontenierit.

Kanë qenë efektivët nga drejtoria e Policisë së Kufirit, ata që kanë vendosur që të kontrollojë dërgesën pasi skaneri rezultoi se kontejneri kishte pësuar modifikime në pjesën e bazamentit, duke zbuluar edhe lëndën narkotike të fshehur brenda. Kamioni me banane kishte mbërritur në Portin e Durrësit dy ditë më parë, ndërsa Policia qëndronte në gatishmëri duke pritur ‘marrësin’ e lëndës narkotike.  

ITINERARI I KAMIONIT:

Kontejneri është nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe në total ka ndaluar në 5 porte. Ndalesa e parë pas nisjes është në Guayaquil të Ekuadorit në orën 02:47 të 27 majit.Aty ka qëndruar për 2 ditë dhe më pas mëngjesin e 29 majit është nisur drejt Marokut të Afrikës së Veriut. Edhe në këtë ndalesë, kontejneri ka qëndruar për një kohë relativisht të gjatë, nga data 16-24 qershor.Nga Maroku, kontejneri ka udhëtuar drejt portit të Greqisë për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit, ku dhe pas kontrollit të detajuar u gjet 12 kg kokainë.

 

Deri më tani në prangat e Policisë ka përfunduar shoferi i kamionit që kishte shkuar për të marrë dërgesën; Barjon Gumeni, një prej pronarëve të kompanisë “Alba Exotic fruit”, ndërsa në kërkim është shpallur pronari tjetër, Eduart Dauti. Ky i fundit u shpreh se ndodhej në Francë, por shtoi se do të kthehej nesër në Shqipëri për të sqaruar gjithçka.  “Alba Exotic fruit” është me seli në Kombinat, Tiranë, dhe operon në treg që nga viti 2011

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kokaine ne portin e durresit kompania ‘alba exotic fruit kokaine ne portin e durresit kompania ‘alba exotic fruit

Sondazh

Poll