Aktualitet

Përplasje midis bandave shqiptare për DROGË në Mykonos! Vdes 27-vjeçari, arrestohen 4 persona, disa të tjerë në kërkim

13 Korrik 2021, 09:41 Nga DOSJA
Përplasje midis bandave shqiptare për DROGË në Mykonos! Vdes

GREQI- Një përleshje midis dy bandave shqiptare ka përfunduar me një të vdekur mbrëmë në ishullin grek, Mykonos. Një 27-vjeçar shqiptar ështv gjendur i vdekur me plagë në zemër pak pas mesnate.

Sipas mediave vendase, në orën 11 të mbrëmjes në zonën e Agios Fanourios, u përfshinë në një sherr masiv dy grupe shqiptarësh, anëtarët e të cilëve dyshohet se kishin mosmarrëveshje financiare me njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave të policisë përplasja ndodhi midis dy grupeve të përbërë nga një total prej 10-12 personash, të cilët bënin takime përmes celularëve.  Gjatë incidentit një person goditi me thikë një anëtar të ekipit kundërshtar, i cili përfundoi i pajetë pak më vonë. Policia u njoftua për të shkuar në vendngjarje, megjithatë, sipas informacionit zyrtar, ata mbërritën pas vdekjes së 27-vjeçarit.

Deri më tani, janë arrestuar tre persona që dyshohet se i përkasin grupit të autorit të krimit dhe një person nga grupi i viktimës. Të katër personat janë ndaluar dhe aktualisht ndodhen në komisariatin e Mykonos.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perplasen dy grupe shqiptaresh ne greqi vritet shqiptari ne mykonos perplasen dy grupe shqiptaresh ne greqi vritet shqiptari ne mykonos

Sondazh

Poll