Aktualitet

VIDEO-SKENA horror e Policisë Bashkiake, të moshuarës i hedhin perimet në mes të asfaltit, ajo vrapon për t’i mbledhur (

13 Korrik 2021, 11:08 Nga DOSJA
VIDEO-SKENA horror e Policisë Bashkiake, të moshuarës i hedhin

TIRANË– Këto pamje prekëse vijnë nga Tirana, aty ku shihet agresiviteti i Policisë Bashkiake që ka rinisur metodën e keqtrajtimit së tregtarëve ambulantë në rrugët e kryeqytetit.

Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet sesi efektivët i kanë marrë arkat me të cilat një e moshuar shiste në rrugë dhe ia kanë derdhur përtokë nëpër asfalt . E moshuara, nën pikun e vapës merr karrocën me vrap për të mbledhur perimet, të cilat kishte dalë në rrugë t’i shiste.

Pamjet janë pa koment…

 

Rastet e dhunës dhe keqtrajtimit nga Policia bashkiake ndaj shitësve ambulantë , nuk kanë të numëruara. Këta të fundit, të cilët dalin në rrugë për të punuar ndershmërisht, pa vjedhur, pa korruptuar, trajtohen si të ishin kriminelë të vërtetë. 

Si të mos mjaftonte, jo më larg se dje, në rrjet u publikua një tjetër video e rëndë, ku  shihej teksa një polic i Bashkisë së Tiranës, rrëzonte përtokë me shkelma një të moshuar. Në një moment tjetër, ai merr patericën e të moshuar dhe e hedh tutje, megjithatë nuk dihet kur është filmuar videoja.

Cili është roli i Policisë Bashkiake?

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia bashkiake tregtaret ambulante policia bashkiake tregtaret ambulante

Sondazh

Poll