Aktualitet

Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, caktohen relatorët 

13 Korrik 2021, 11:39 Nga DOSJA
Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, caktohen

TIRANË– Vendet vakande në Gjykatën Kushtetuese janë drejt rrugës së plotësimit, ndërsa janë caktuar relatorët në shortin e hedhur në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED). Për vendin vakant të Vitore Tushës do të jetë realtore Marsida Xhaferllari dhe këshilltar Besmir Rrapaj, Ndersa për vendin vakant të Fatmir Hoxhës do të jetë relatore Rilinda Selimi dhe këshilltare Laureta Nezaj. KED bën me dije se për vendin vakant të Gani Dizdarit do të jetë relatore Elona Toro dhe këshilltar Saimir Nazifi. Relatorët që do të kryejnë procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi nga KED:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të përfaqësuesit të Avokatit të Popullit, dhe përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë 12.07.2021, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën u organizua zhvillimi i shortit për caktimin e relatorëve që do të kryejnë procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky short, u zhvillua në mënyrë manuale, sipas dispozitave në fuqi, për shkak të pamundësisë teknike të zhvillimit të tij në mënyrë elektronike.

Pas organizimit të këtij shorti, rezultatet janë si më poshtë vijon:

Relator: Marsida Xhaferllari

Këshilltar: Besmir Rrapaj

Relator: Rilinda Selimi

Këshilltar: Laureta Nezaj

Relator: Elona Toro

Këshilltar: Saimir Nazifi

Tashmë me nisjen e kësaj faze, mbështetur plotësisht nga Gjykata e Lartë me personel dhe mjetet e nevojshme, KED ka marrë të gjitha masat e duhura për të realizuar një proces të rregullt ligjor, efektiv dhe të shpejtë, nëpërmjet kryerjes së një hetimi dhe verifikimi të thellë e të kujdesshëm për secilin nga kandidatët konkurues për vendet vakante. Krahas angazhimit maksimal të këtij këshilli, shpejtësia e procesit të verifikimit, besueshmëria dhe integriteti i tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.

(Kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese vendet vakante ne gjykaten kushtetuese gjykata kushtetuese vendet vakante ne gjykaten kushtetuese

Sondazh

Poll