Super operacion anti-drogë në Mirditë/ Kapet ‘Benzi’ i mbushur plot me kanabis, arrestohet shoferi dhe pasagjeri
13 Korrik 2021, 09:00Nga DOSJA
LEZHË– Policia e Shtetit ka kryer një operacion anti-drogë në zonën e Mirditës, ku ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, atyre iu janë konstatuar 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.
Të arrestuar janë Odison Jaku, shoferi i mjetit dhe Roland Papa, pasagjer, gjithashtu janë sekuestruar edhe automjeti dhe 3 aparate celularë.
Njoftimi i plotë:
Mirditë, Lezhë Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Rrenja e Zezë”, i zhvilluar nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë. Sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 1 automjet dhe 3 aparate celularë. Vihen në pranga 2 shtetasit që posedonin lëndën narkotike. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se 2 shtetas që po qarkullonin me automjet dyshohej se po transportonin lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe në fshatin Rrenja e Zezë, Mirditë, kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin Odison Jaku dhe pasagjer shtetasin Roland Papa, në bagazh janë gjetur dhe sekuestruar 20 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve O. J., 22 vjeç banues në Mirditë dhe R. P., 37 vjeç, banues në Lezhë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Janë bërë publike pamjet e operacionit në Durrës, ku janë arrestuar tre persona, si dhe janë sekuestruar lëndë eksplozive C4, 2 granata dore,...
DURRËS– Policia e Durrësit ka zhvilluar gjatë natës një operacion blic për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë nar...
HIMARË- Një 61-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Himarë për shkak se akuzohet për kultivim kanabisi.Sipas policisë i arrestuari është F. B....
TIRANË– Reporterët pa kufij kanë dënuar zgjedhjen e Armela Krasniqit në krye të AMA-s, duke e konsideruar këtë një shtypje të lirisë së medias.Përmes një p...
TIRANË- Nga e hëna ka rinisur procesi i Vettingut në Polici, kësaj here me punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Vettingu ka ...
PËRRENJAS– Makina e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Përrenjas, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në oboorin e banesës së ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë, dërgimin në GJKKO të ish-kreut të Bashkisë së...
KUKËS– Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës e që drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi është përfshirë mëngjesin e së sotëm në orën 08...