Tentoi të kultivojë kanabis në Dhërmi, arrestohet 61-vjeçari nga Tirana
13 Korrik 2021, 08:01Nga DOSJA
HIMARË- Një 61-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Himarë për shkak se akuzohet për kultivim kanabisi.
Sipas policisë i arrestuari është F. B., 61 vjeç, banues në Tiranë. Ai u arrestua u në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonte kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dhërmi, Himarë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit, vihet në pranga 1 shtetas.Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Tiranë.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonte fidan cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dhërmi, Himarë.Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Reporterët pa kufij kanë dënuar zgjedhjen e Armela Krasniqit në krye të AMA-s, duke e konsideruar këtë një shtypje të lirisë së medias.Përmes një p...
TIRANË- Nga e hëna ka rinisur procesi i Vettingut në Polici, kësaj here me punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Vettingu ka ...
PËRRENJAS– Makina e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Përrenjas, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në oboorin e banesës së ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë, dërgimin në GJKKO të ish-kreut të Bashkisë së...
KUKËS– Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës e që drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi është përfshirë mëngjesin e së sotëm në orën 08...
TIRANË– Ditën e sotme po zhvillohen homazhe për ndarjen nga jeta të poetit dhe ish të përndjekurit politik, Uran Kostreci.Poeti ndërroi jetë ditën e ...
TIRANË– Telefonatat e qytetarëve në Tiranë, kanë vënë pas hekurave 7 drejtues mjetesh që bënin gara, ishin të pirë në timon apo dhe rrezikonin jetën e qyte...