Aktualitet

Emërimi i Armela Krasniqit në krye të AMA, reagon Reporterët pa Kufij: Rama ka zgjedhur ish-zëdhënësen e tij

13 Korrik 2021, 07:58 Nga DOSJA
Emërimi i Armela Krasniqit në krye të AMA, reagon Reporterët

TIRANË– Reporterët pa kufij kanë dënuar zgjedhjen e Armela Krasniqit në krye të AMA-s, duke e konsideruar këtë një shtypje të lirisë së medias.

Përmes një postimi në Twitter ata shprehen se Rama ka emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga BE, që kreu i këtij institucioni të zgjidhej në Kuvendin e ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama ka emëruar zëdhënësen e partisë së tij si kryetare të rregullatorit të medias, një institucion që duhet të jetë i pavarur, pa pritur për seancën e re të parlamentit, duke përfshirë dhe partitë e opozitës. Reporterët ka Kufij dënojnë këtë demostrim arrogant të pushtetit që kërcënon lirinë e medias. PS zgjodhi kryetaren e re të AMA pavarësisht thirrjeve tona dhe Komisionit Europian”, thuhet mes të tjerave në reagimin e reporterëve pa kufij.

Armela Krasniqi u zgjodh kryetare e AMA në seancën e fundit të Kuvendit. Në seancën e fundit, deputetët vendosën që të dalin kundër thirrjeve të ndërkombëtareve dhe vetë Bashkimit Europian duke vendosur Krasniqin në postin e saj të ri. Krasniqi mori shumicën e votave, ndërkohë që Alketa Dibra mori vetëm 9 vota pro.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armela krasniqi zgjidhet ne krye te ama reporteret pa kufij armela krasniqi zgjidhet ne krye te ama reporteret pa kufij

Sondazh

Poll