Politike

Rama: Prokurimet publike duhet rrethuar nga një mur i lartë për të penguar penetrimin e gjithë agjentëve

13 Korrik 2021, 09:58 Nga DOSJA
Rama: Prokurimet publike duhet rrethuar nga një mur i lartë për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama kërkoi që prokurimet publike të ‘rrethohen’ nga një mur i lartë, në mënyrë që të pengohet depërtimi nga agjentët e jashtëm. Përballë ministrave, Rama tha se në lidhje me prokurimet publike, ka një problem, që është ai i krahasimit. Sipas, kreut të qeverisë, nuk ka një krahasim se si ka qënë vite më parë e si është tani. Kjo duhet ndryshuar shtoi Rama, pasi nuk mund të pritet me vite.


Rama: Prokurimet publike, duhet rrethuar nga një mur i lartë për të penguar penetrimin e gjithë agjentëve, politikë, mediatikë, kulturor e më radhë. Mesazhi që ne duhet të japim duhet të jetë me fakte me rezultate dhe me dhënien e shembujve tërësore për të ndryshuar perceptimin. Ka një element shqetësues, se nuk ka një krahasim se ku ishin përpara dhe ku janë sot prokurimet, flas pozitivisht. Kjo nuk e ka ndryshuar perceptimin. Këtu duhet të kuptojmë se nuk duhen shumë, po shumë pak, që perceptimi jo të mos ndryshojë po të bëhet me i keq, se pritshmëria e njerëzve është më i lartë. Sepse koha për ne fluturon, nuk presim dot 30 vite që të shikojë një shtet ku secili merr atë që i takon nga fondet publike që prokurohen. Nuk dua të zgjatem më tutje se i kemi të gjitha arsyet që të besojmë se mund të bëjmë një sukses në këtë drejtim dhe këto arsye gjenden në tabelën krahasimore. Tabela krahasimore thotë që përqëndrimi i vëmendjes dhe ushtrimi i vullnetit ka hapur rrugë, e pamjaftueshme por rrugë e hapur. Tabela thotë që po kalohet në nivelin 2 per të mos filur për 3 dhe 4. Problematike është shumë e ngjeshur. Duhet vendosmëri dhe këmbëngulje e madhe.

Pas kryebashkiakëve, mbledh ministrat në Kryeministri! Rama: 70% e tenderave me probleme për hartimin e kritereve. PARALAJMËRIMI: Kush nuk dëgjon rekomandimet shkon në SPAK

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rama mbledh ministrat rama mbledh ministrat

Sondazh

Poll

Politike 13 Korrik 2021, 09:53

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Athinë

GREQI-Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm ditën e sotme në Athinë. ‘Top Channel’ raporton se në orën 19.30, Rama do të mbërrijë në Athinë, ndërsa do të...