Politike

Skandali në QTTB e Lushnjes, Ministria e Bujqësisë reagon 24 orë me vonesë: Ishte kanabis, por na e kërkoi Policia me Prok

13 Korrik 2021, 08:15 Nga DOSJA

TIRANË– Pas 24 orëve Ministria e Bujqësisë, ka dalë me një reagim zyrtar pas skandalit që u bë publik ditën e djeshme nga Dosja.al në lidhje serën që kultivonte kanabis në Lushnje. ‘Në disa sera kryhet mbjellje e bimëve narkotike, me kërkesë të PROKURORISË dhe POLICISË së shtetit’– shkruan ndër të tjera Ministria në njoftimin publik për mediat, duke treguar kështu se ndodh dhe kultivimi i kanabisit, por nuk sqaron se pse fshiu pamjet e publikuara fillimisht në media.

Ministria shkruan se kjo procedurë bëhet që prej vitit 2010 sipas një protokolli të përcaktuar, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës. Po ashtu, ata shtojnë se bimët mbillen në të njejtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera. Ndërsa në lidhje me zjarrin që u vendos pak orë pasi u publikuan pamjet e kanabis, ministria shkruan se informacioni i shkruar në media është i pasaktë. Sipas tyre, bëhet fjalë për një zjarr në një sipërfaqë të kufizuar toke në distancë me këtë qendër, ku digjeshin mbeturina kashte (hamullash) pas korrjes së grurit.

REAGIMI I PLOTË:

Në vijim të disa raportimeve dizinformuese në media të ndryshme informojmë si më poshtë: Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnjë, ka në objektin e punës kërkimin/transferimin e teknologjive bujqësore për kulturat perimore dhe grurin si dhe identifikimin, testimin, përshtatjen e metodave dhe inputeve të reja në praktikat bujqësore. Kjo qendër disponon edhe një serrë për prodhimin dhe testimin e fidaneve të llojeve të ndryshme.

QTTB Lushnjë, në fushën e saj të veprimtarisë bashkëpunon me ente publike dhe private. Në këtë kuadër, bazuar në kërkesat e Prokurorisë /Policisë së Shtetit, kryen për llogari të hetimeve të tyre mbjelljen e farërave të bimeve të dyshuara si bimë narkotike. Bimet në fjalë janë mbjellë sipas kërkesës së tyre më shkresën numër 369, datë 4.05.2021.

Kjo formë e bashkëpunimit është e hershme dhe e vazhdueshme midis QTTB-ve dhe Prokurorisë/Policisë, në funksion të evidentimit të farërave të dyshuara nëpërmjet mbjelljes dhe rritjes deri në një fazë të caktuar.

Që prej vitit 2010 kjo procedure bëhet sipas një protokolli të përcaktuar qartë, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës. Për mbjelljen e këtij numri të kufizuar bimësh shfrytëzohen të njejtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera.

Gjithashtu në vijim të sqarimit të opinionit publik referuar lajmeve të fundit mbi një zjarr të rënë në QTTB Lushnjë, informojmë se ky informacion është i pasaktë. Bëhet fjalë për një zjarr në një sipërfaqë të kufizuar toke në distancë me këtë qendër, ku digjeshin mbeturina kashte (hamullash) pas korrjes së grurit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e hapur dhe në dispozicion për cdo informacion tjetër që mund të nevojitet.

Çfarë ndodhi dje?

Dosja.al publikoi një ditë më parë pamjet e habitshme sesi në videon e publikuar nga ministrja Milva Ekonomi, në një nga sekuencat, shihej një rresht me bimë të ngjashme me kanabis sativan. Në vend që ministria të jepte një sqarim zyrtar, bëri të kundërtën. Fshiu videon duke e modifikuar dhe duke rishfaqur pamjet e reja, ku bima-kanabis, ishte zhdukur. Ministria zgjodhi që të reagojë një ditë më pas për zhurmën që u krijua në vend.

 

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kanabis ne qttb milva ekonomi ministria e bujqesise kanabis ne qttb milva ekonomi ministria e bujqesise

Sondazh

Poll

Politike 12 Korrik 2021, 20:46

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi pas tenderit për uniformat e Policisë së Shtetit ka paralajmëruar një tjetër kallëzim në SP...

Politike 12 Korrik 2021, 09:07

TIRANË–4 ditë larg mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Kuvendit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha i propozon Komisionit Statutor të partisë...