Politike

GJKKO e la në burg, Fatos Tushe apelon vendimin! Kërkon masë më të butë sigurie, avokatët: S’ka prova që e impliko

13 Korrik 2021, 09:16 Nga DOSJA
GJKKO e la në burg, Fatos Tushe apelon vendimin! Kërkon masë

TIRANË– Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila i vendosi masën sigurisë “arrest me burg”.

Avokatët mbrojtës të Tushes i janë drejtuar Apelit, ku kërkojnë masë më të butë sigurie, pasi sipas tyre, nuk ka prova që e implikojnë në abuzimin me tenderin për 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.

Gjithashtu me kërkesë për masë më të bute sigurie Apelit i janë drejtuar edhe 10 vartësit e Tushes, 7 prej të cilëve u lanë në burg, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, atë të “Falsifikimit të dokumenteve”, shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit me tendera publike”.

Pak ditë më parë, Gjyqtarja Danjela Shirka vendosi  masën e sigurisë “arrest me burg” për Tushën dhe pjesën tjetër të grupit, edhe pse asnjë prej tyre nuk i pranoi akuzat e ngritura nga SPAK, ku akuzohen për abuzime me një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse. Tushe u arrestua nga SPAK për shpërdorim detyre, ndërsa bashkë më të u arrestuan edhe 8 zyrtarë të bashkisë Lushnje dhe 2 biznesmenë. Mes të arrestuarve janë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për veprën penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Një ditë pas arrestimit, kryeministri Edi Rama me një VKM firmosi shkarkimin e Tushes nga posti i kryebashkiakut.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arrestimi i fatos tushes fatos tushe fatos tushe apelon vendimin spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes fatos tushe fatos tushe apelon vendimin spak ne lushnje

Sondazh

Poll

Politike 12 Korrik 2021, 20:46

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi pas tenderit për uniformat e Policisë së Shtetit ka paralajmëruar një tjetër kallëzim në SP...

Politike 12 Korrik 2021, 09:07

TIRANË–4 ditë larg mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Kuvendit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha i propozon Komisionit Statutor të partisë...