Pas kryebashkiakëve, mbledh ministrat në Kryeministri! Rama: 70% e tenderave me probleme për hartimin e kritereve. PARALAJMË
13 Korrik 2021, 09:13Nga DOSJA
TIRANË– Mbledhja e sotme e kryeministrit Edi Rama ishte me ministrat e kabinetit aktual të qeverisë. Pas mbledhjes me kryebashkiakët e vendit, një javë më parë, sot ishte ‘radha’ e ministrave për tu njohur me paketën e re të prokurimit publik.
Rama tha se 70% e tenderave të dhënë përgjatë periudhës 2020-2021 janë me probleme, ndërsa shtoi se ajo që për të është një shqetësim më madhor është mosreagimi i institucioneve pas rekomandimeve të Agjensisë së Prokurimeve Publike.
Rama u kërkoi ministrave, drejtorëve të institucioneve, por edhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që të reflektojnë, që të mos kenë të njëjtin fat si Fatos Tushe, kryebashkiakut të Lushnjes tashmë të arrestuar nga SPAK.
Me paketën e re ligjore, Rama tha se ministrat, janë po njësoj përgjegjës si titullarët e Bashkisë për procedurat e tenderit, ku përfshihet numri i pjesëmarrjeve, vlera e kursyer në paratë e buxhetit të shtetit, nënshkrimi i kontratave, realizimi i tyre në terren si edhe kufizimi i tenderëve me negocim pa shpallje, që janë edhe 5 prioritetet e paketës së re të Prokurimeve.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Pas 24 orëve Ministria e Bujqësisë, ka dalë me një reagim zyrtar pas skandalit që u bë publik ditën e djeshme nga Dosja.al në lidhje serën që kulti...
TIRANË– Ish-zyrtarët e Bashkisë Pogradec akuzohen nga SPAK për abuzim me tenderin në 2017 me vlerë 9.2 mln lekë si dhe për pengimin e zgjedhjeve të 30-qers...
TIRANË– Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme dosje...
Politike12 Korrik 2021, 20:46
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi pas tenderit për uniformat e Policisë së Shtetit ka paralajmëruar një tjetër kallëzim në SP...
TIRANË– Mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur 18,720 doza të tjera të vaksinës së kompanisë Pfizer. Lajmin e bë të ditur kryemi...
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar disa prej figurave të shquara të kinematografisë shqiptare. Kreu i shtetit ka vlerësuar regji...
SHBA– Richard Grenell, ish- i dërguari i Amerikës për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, ka zbuluar prapaskenat e shpalljes “non grata” të liderit historik të Pa...
TIRANË- Belind Këlliçi, deputet i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, ka denoncuar sot se Agim Kajmaku, kryebashkiaku që humbi mandatin për shkak të...
Politike12 Korrik 2021, 09:07
TIRANË–4 ditë larg mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Kuvendit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha i propozon Komisionit Statutor të partisë...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ngritur padi në SPAK ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Aleanca e akuzon Sorecën ...