Politike

Dje Milva Ekonomi ‘reklamoi’ serën me hashash, Rama sot: Ministritë kanë shembullin më domethënës të suksesit! Ka vul

13 Korrik 2021, 09:41 Nga DOSJA
Dje Milva Ekonomi ‘reklamoi’ serën me hashash, Rama sot:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh me tone pozitive përballë ministrave ditën e sotme. Duke anashkaluar skandalin e ditës së djeshme, aty ku ministrja Milva Ekonomi u pa në serën në Lushnje e cila kishte kanabis, Rama tha për ministrat se kanë dhënë një shembull domethënës të suksesit.


‘Ministritë kanë shembullin më domethënës të suksesit. Së bashku kemi vendosur objektivin, që procedurat pa tender që ishin një lukoni të ktheheshin në histori, ia kemi dalë në mënyrë mbresëlënëse. E them se kjo tregon se ku ka vullnet ka rezultat dhe aty ku duket se janë të gjitha argumentat se rezultati të mos kërkohet se nuk arrihet. Janë disa shembuj në ndyrshimin e qasjes.’– tha Rama sot, në mbledhjen përballë ministrave.

Dosja.al publikoi një ditë më parë pamjet e habitshme sesi në videon e publikuar nga ministrja Milva Ekonomi, në një nga sekuencat, shihej një rresht me bimë të ngjashme me kanabis sativan. Në vend që ministria të jepte një sqarim zyrtar, bëri të kundërtën. Fshiu videon duke e modifikuar dhe duke rishfaqur pamjet e reja, ku bima-kanabis, ishte zhdukur. Ministria zgjodhi që të reagojë një ditë më pas për zhurmën që u krijua në vend.

Pas kryebashkiakëve, mbledh ministrat në Kryeministri! Rama: 70% e tenderave me probleme për hartimin e kritereve. PARALAJMËRIMI: Kush nuk dëgjon rekomandimet shkon në SPAK

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama milva ekonomi rama mbledh ministrat edi rama milva ekonomi rama mbledh ministrat

Sondazh

Poll

Politike 12 Korrik 2021, 20:46

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi pas tenderit për uniformat e Policisë së Shtetit ka paralajmëruar një tjetër kallëzim në SP...