Politike

Penguan zgjedhjet e 30 qershorit! Tenderi 9-milionë lekësh për blerjen e druve, AKUZAT që rëndojnë ndaj ish-kreut të Bash

13 Korrik 2021, 06:54 Nga DOSJA
Penguan zgjedhjet e 30 qershorit! Tenderi 9-milionë lekësh për

TIRANË– Ish-zyrtarët e Bashkisë Pogradec akuzohen nga SPAK për abuzim me tenderin në 2017 me vlerë 9.2 mln lekë si dhe për pengimin e zgjedhjeve të 30-qershorit në vitin 2019.

SPAK i akuzon të pandehurit për dy episode, i pari lidhet me një tender për blerjen e druve me vlerë afro 9 milionë lekë të reja, ndërsa akuza e dytë është ajo e pengimit të procesit zgjedhor në vitin 2019.

“‘Fakti i parë penal, lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.;- thotë SPAK në njoftimin zyrtar.

Sipas SPAK, Eduart Kapri në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë kryer veprime që kualifikohen në veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.

Fakti i dytë penal ka lidhje me ngjarjen e datës 28.06.2019, ku janë arrestuar Gurali dhe Safet Blaceri, duke vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tre shkolla dhe një kopsht, institucione këto që ndodhen ne lagjet nr.2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019.

Sipas SPAK, Eduart Kapri, në bashkëpunim me Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri, me detyrë mirëmbajtës në Qendrën Arsimore, kanë bërë tentativa për të penguar procesin zgjedhor që do të zhvillohej në datë 30.6.2019.

SPAK me ‘dorë të hekurt’/ Dërgon në Gjykatë ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin! I akuzuar për shkelje në TENDERA dhe korrupsion, bashkë me të në gjyq dhe 5 punonjës (EMRAT + AKUZAT)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike avdulla cano eduart kapri enkeleida kllomollari gurali blaceri nexhmi torro safet blaceri spak ne pogradec avdulla cano eduart kapri enkeleida kllomollari gurali blaceri nexhmi torro safet blaceri spak ne pogradec

Sondazh

Poll

Politike 12 Korrik 2021, 20:46

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi pas tenderit për uniformat e Policisë së Shtetit ka paralajmëruar një tjetër kallëzim në SP...

Politike 12 Korrik 2021, 09:07

TIRANË–4 ditë larg mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Kuvendit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha i propozon Komisionit Statutor të partisë...

Politike 11 Korrik 2021, 18:57

KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici duket se paska një pasion, të cilit nuk mund t’i rezistojë; kërcimi. Qytetari i parë i Bashkisë së ...