Rinis Vettingu në Polici me punonjësit e SHÇBA, në ‘sitë’ specialisti për trajtimin e ankesave (EMRI)
13 Korrik 2021, 07:56Nga DOSJA
TIRANË- Nga e hëna ka rinisur procesi i Vettingut në Polici, kësaj here me punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Vettingu ka nisur me Albion Sinanin, Specialist në Drejtorinë e Trajtimit të Ankesave, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Vettingu edhe në Polici përfshin shqyrtimin në tri shtylla, deklarimi i pasurisë; aftësia profesionale dhe integriteti i figurisë. Trupa vlerësuese është e përbërë nga Ana Kapaj, Elida Liko, Alban Laska.
Fillimisht ishte vendosur që Vettingu në SHÇBA të fillonte pas përfundimit të ‘filtrimit’ të drejtuesve të lartë të Policisë, por procesi në radhët e shefave ka ecur me ritme tejet të ngadalta. Në një vit që procesi i Vettingut në Polici ka nisur, procesi është mbyllur vetëm për 36 drejtues, 27 të konfirmuar, 4 të shkarkuar dhe 5 që janë vetëdorëhequr.
Vettingu në Polici u pezullua dhe gjykata Kushtetuese vendosi që të hartohet një ligj i ri brenda 6 muajsh, ndërsa e shpalli testin e Poligrafit si të papranueshëm për këtë proces.
Deri në konkretizimin e ligjit të ri, procesi do të vijojë me punonjësit e SHÇBA.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PËRRENJAS– Makina e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Përrenjas, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në oboorin e banesës së ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë, dërgimin në GJKKO të ish-kreut të Bashkisë së...
KUKËS– Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës e që drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi është përfshirë mëngjesin e së sotëm në orën 08...
TIRANË– Ditën e sotme po zhvillohen homazhe për ndarjen nga jeta të poetit dhe ish të përndjekurit politik, Uran Kostreci.Poeti ndërroi jetë ditën e ...
TIRANË– Telefonatat e qytetarëve në Tiranë, kanë vënë pas hekurave 7 drejtues mjetesh që bënin gara, ishin të pirë në timon apo dhe rrezikonin jetën e qyte...
TIRANË– Mjeku Skënder Brataj ka sqaruar deklaratën e bërë pak ditë më parë ku tha se mjekët nuk mund të quhen kriminelë sepse marrin 50 mijë lekë. Ai nis s...
GJIROKASTËR– Një person është proceduar nga policia pasi iu janë gjetur paund të fshehura në mjetin e tij. Ky shtetas, ishte duke kaluar në pikën kufitare ...