Aktualitet

Ruçi pret përfaqësuesin spesial të OSBE-së, Nothelle: Turbulencat politike s’zgjidhen me dhunë

29 Maj 2019, 08:29 Nga DOSJA
Ruçi pret përfaqësuesin spesial të OSBE-së, Nothelle:

TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të OSBE-së, Andreas Nothelle, me të cilin kanë biseduar mbi situatën politike në vend.

Gjatë takimit mes palëve, Nothelle është shprehur se “turbulencat politike zgjidhen me dialog e jo me dhunë”.

Sipas tij, Shqipëria është një lidership i madh në OSBE.

“Komuniteti ndërkombëtar ka besim të plotë se Shqipëria do ta përmbushë me sukses të plotë këtë mision të rëndësishëm në nivel global. Asambleja Parlamentare dhe Sekretariati i OSBE-së janë krenarë për Presidencën shqiptare, angazhimin tuaj dhe pritshmëritë e mëdha që kemi nga kjo Presidencë. Shqipëria do të tregojë se si një vend i vogël mund të bëhet një lidership i madh”, theksoi ai.

Nga ana e tij, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, tha: “Shqipëria po përgatitet seriozisht për të përmbushur me sukses të gjitha detyrat në kuadrin e Presidencës së OSBE-së, për të kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në të gjitha rajonet ku OSBE është prezente, por edhe në rajonin tonë. Presidenca e OSBE-së është një mundësi që Shqipëria të konfirmohet si një faktor kyç për garantimin e sigurisë dhe paqes në botë dhe si një kampion i vlerave evropiane e perëndimore. Kuvendi i Shqipërisë do të mbështesë maksimalisht Qeverinë dhe institucionet shqiptare të angazhuara në këtë lidership”

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andreas nothelle dialog turbulencat politike andreas nothelle dialog turbulencat politike

Sondazh

Poll