Bota

13 Korrik 2021, 06:20 Nga DOSJA

KOSOVË–Numri i të helmuarve në Komunën e Deçanit ka arritur në 1.500 ku 51 ndër to janë fëmijë. Fatkeqësisht 2 persona kanë vdekur nga helmimi që vazhdon prej tre ditësh në Deçan të Kosovës. Trupat e viktimave janë dërguar për autopsi, ndërkohë që lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se po dyshohet që uji është helmuar qëllimisht, duke marrë edhe vendimin për të mos u përdorur më. Sipas tij, rezultatet kanë treguar se kimikisht nuk ka probleme, por pritet ende analiza biologjike.

Ndërsa drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, deklaroi se vdekja nuk ka të bëjë me helmimin por me sulm në zemër teksa shtoi se nuk e di nëse viktima ka marrë tretman mjekësor tek qendra mjekësore që udhëheq.

Edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani ka vizituar Deçanin ku ka thënë se janë helmuar edhe qytetarë që kanë konsumuar ujë nga burime të tjera, duke hedhur dyshimet që uji mund të mos jetë shkaku i helmimit. Ajo ka kërkuar në mënyrë urgjente që rasti të trajtohet.

Prej tre ditësh, komuna e Deçanit nuk mund të konsumojë ujin e pijshëm të zonës. Me rreth 1500 qytetarë janë shtruar në spital me simptoma helmimi, duke ngritur alarmin e autoriteteve vendase. Kompania ‘Hidrodini’ bëri thirrje që mos të konsumohet uji derisa të dalë përgjigja laboratorike e mostrave.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bashkim ramosaj driton rugova helmimi i banoreve te decanit selmon berisha vjosa osmani bashkim ramosaj driton rugova helmimi i banoreve te decanit selmon berisha vjosa osmani

Sondazh

Poll