Bota

Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit pas vrasjes së gazetarit

12 Korrik 2021, 21:00 Nga DOSJA
Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, opozita kërkon dorëheqjen

GJEORGJI– Deputetët e opozitës kërkuan sot dorëheqjen e kryeministrit të Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, gjatë një seance me tensione të parlamentit. Tensionet janë shënuar vetëm një ditë pas vdekjes së gazetarit Alexandër Laskarava, i cili u gjet i vdekur në shtratin e tij të dielën.

#Intelligence #News Clashes also in the #Parliament, after the accidents on the streets of #Tiblisi in #Georgia pic.twitter.com/6BdmlKSo83

— Donato Yaakov Secchi (@doyaksec) July 12, 2021

Ndërkohë, më shumë se 8,000 njerëz protestuan jashtë parlamentit të dielën për vdekjen e gazetarit. Ata akuzuan gjithashtu partinë në pushtet për dështimin për të parandaluar dhunën ndaj gazetarëve.

Kjo pasi u rrah rëndë të hënën e kaluar, gjatë demonstratave kundër “Marshit të Krenarisë” të komunitetit LOATKI dhe pësoi fraktura të shumta në fytyrë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota irakli garibashvili tensione ne gjeorgji irakli garibashvili tensione ne gjeorgji

Sondazh

Poll