Bota

‘Ne jemi të gjithë Samuel’/ Vdekja e 24-vjeçarit homoseksual në Spanjë, mbushet vendi i krimit me protestues, flamujt e

13 Korrik 2021, 05:40 Nga DOSJA
‘Ne jemi të gjithë Samuel’/ Vdekja e 24-vjeçarit

SPANJË– Protesta masive kanë përfshirë Spanjën, pas dhunimit për vdekje të një homosekuali. Turmat mbushën sheshin qendror të Madridit dhe aktivistët marshuan në rrugët e Almerisë dhe qytetit verior të Coruna, ku ndodhi krimi duke brohoritur dhe duke tundur flamujt me ngjyrë ylberi.

Demonstrata të ngjashme u mbajtën në qytete gjatë fundjavës, duke përfshirë Barcelonën dhe Seviljen. Protestuesit mbanin pankarta ku lexohej “Ne jemi të gjithë Samuel. Drejtësi!”.

Samuel Luiz, një ndihmës infermierie 24-vjeçar, u rrah për vdekje pranë një klubi nate në orët e para të 3 korrikut nga disa sulmues. Ai ndërroi jetë më vonë në spital. Sulmuesit bërtisnin sharje homofobike ndërsa rrihnin Luiz, sipas versionit të miqve të tij të cilët ishin në vendngjarje.

Policia ka arrestuar deri më tani 6 të dyshuar, përfshirë 2 të mitur, për vrasjen por autoritetet kanë thënë se ata janë ende duke punuar për të përcaktuar nëse sulmi ishte i motivuar nga homofobia.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota protesta ne spanje samuel luiz protesta ne spanje samuel luiz

Sondazh

Poll