Sport

Kampioni Lippi për kampionët: “Urime për Mancinin, krijuesin e grupit”

12 Korrik 2021, 16:35 Nga DOSJA

ITALI – “Urime ekipit kombëtar, që ka fituar një trofe të rëndësishëm pas një kohe të gjatë. Urime Mancinit, i cili në dy vjet e gjysmë, ka ndërtuar një grup të bashkuar dhe të bindur, në të cilin ekziston uniteti i mendimit dhe dëshira për ta bërë veten të disponueshëm për të tjerët. Karakteristikat këto të ekipeve të mëdha”.

Kështë është shprehur Marcello Lippi, ish-trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, që fitoi Kupën e Botës më 2006, në emisionin ‘Summer Live’ në Rai1, programi i realizuar nga Roberta Capua dhe Gianluca Semprini.

“Natën e kaluar kundër një Anglia të kontraktuar, sepse ata mendonin se duhet të fitonin me forcë, Italia e dominoi tërë ndeshjen me personalitet dhe besim të madh. Një ndryshim në bindje dhe vetëvlerësim midis dy skuadrave. Anglia kurrë nuk ka luajtur futboll. Italia, në ana tjetër, gjithmonë ka luajtur. Urime Mancinit, – përfundoi ai, – i cili ishte krijuesi i këtij grupi të rëndësishëm dhe të bukur. Urime gjithashtu për të gjithë djemtë”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia italia e dominoi mancinit marcello lippi anglia italia e dominoi mancinit marcello lippi

Sondazh

Poll