Bota

“Arbër Xhaferri” bën bashkë politikën kosovare/ Pamjet spektakolare të autostradës 700 milionë euroshe

29 Maj 2019, 11:47 Nga DOSJA
“Arbër Xhaferri” bën bashkë politikën kosovare/

KOSOVË- Është inauguruar ditën e sotme autostrada Prishtinë-Shkup, ku morën pjesë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe zyrtarë të Maqedonisë si kryeparlamentari Talat Xhaferri apo kryeministri Zoran Zaev.

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha: “Është privilegj të jemi bashkë në hapjes e kësaj vepre madhore që na ofron me njëri tjetrin dhe na bashkon me Europën”.

Ndërsa nga ana e tij, Presidenti Hashim Thaçi tha: “Një Kosovë e lirë edhe e pavarur edhe duhet të zhvillohet. Nëse dje kemi ëndërruar një Kosovë të tillë sot e kemi realitet. Kjo është Kosova e re e zhvilluar, moderne dhe evropiane”.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli tha se Kosova është një faktor stabiliteti i cili nuk po ndërton vetëm ura fizike por edhe ura të miqësisë.

Ndërsa nga ana e tij, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev e quajti këtë autostradë si motivim për Maqedoninë.

“Autostrada Arbër Xhaferi paraqet motivim edhe për ne që të përshpejtojmë procedurën. Edhe ne së shpejtoi do të shpallim tender për 14 kilometra rrugë nga Bllaca deri në Shkup, me çka rruga Shkup-Prishtinë do të përshkohet për 45 minuta”, tha Zoran Zaev, pjesëmarrës në përurimin e autostradës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni autostrada “arbën xhaferi” inaugurimi i autostradës prishtinë shkup autostrada “arbën xhaferi” inaugurimi i autostradës prishtinë shkup

Sondazh

Poll